Piloti portugez i KTM, Miguel Oliveira, fitoi mëngjesin e sotëm garën e Çmimit të Madh të Indonezisë në MotoGP, garë që zhvillohej në pistën debutuese të Mandalika (gara e dytë sezonale). Gara u zhvillua në një pistë të lagur për shkak të shiut, çka vuri në pah aftësitë e Oliveira.
Në vendin e dytë u klasifikua francezi i Yamaha, Fabio Quartararo, që e nisi garën nga “pole”, por u detyrua të kënaqej me vendin e dytë. I treti një tjetër francez, Johann Zarco me Ducati Pramac. Pas tij u rendit australiani Jack Miller me Ducati zyrtar si dhe dy pilotët e Suzuki, Alex Rins e Joan Mir.
Piloti italian Enea Bastianini, që sot u klasifikua në vendin e 11-të, qëndron në krye të renditjes botërore me 30 pikë, ndjekur nga Brad Binder me 28 pikë, Quartararo me 27 dhe Oliveira me 25 pikë.
AWESOME from @_moliveira88! 💪
A wet weather Mandalika masterclass from Miguel! 👏#IndonesianGP 🇮🇩 pic.twitter.com/FjkgSJNUmm
— MotoGP™🏁 (@MotoGP) March 20, 2022
Por një aksident i frikshëm për pilotin spanjoll të Honda, Marc Marquez, gjatë sesionit të fundit (ëarm up) që pilotët po bënin në prag të garës. Në kthesën e shtatë, motori i spanjollit ka rrëshkitur, duke fluturuar në ajër Marquez, që për fat nuk ka pësuar dësmtime të rënda.
Marquez është ngritur vetë në këmbë, por ishte i çoruditur. 8 herë kampioni i botës në garat e motoçiklizmit është dërguar në spital për analiza më të detajuara dhe nuk garoi. Mjekët e konsideruan jo të aftë për garën.
Today Marc Marquez crashed again in the warm-up session. #xposureid #motogp #marcmarquez pic.twitter.com/GBHLd2XcZf
— Xposureid (@xposureid) March 20, 2022