MENU
klinika

“Kanë nisur verifikimet”

Truproja e Lindita Nikollës u nxori armën protestuesve, reagon SHÇBA

16.03.2022 - 23:13

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (SHÇBA) ka reaguar pas lajmit ku u tha se Euglen Benga, truproja i kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, u nxori armën protestuesve të Paskuqanit që e sulmuan.

SHÇBA njofton se kanë nisur verifikimet për nxjerrjen e përgjegjësive dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Tiranë – Pas publikimit në media të pamjeve ku shfaqet një punonjës i Gardës së Republikës që ka nxjerrë armën e shërbimit gjatë një proteste në zonën e Paskuqanit, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore) ka nisur verifikimet për nxjerrjen e përgjegjësive dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHÇBA (AMP) mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe falënderon mediat dhe qytetarët për kontributin”thuhet në njoftim.