MENU
klinika

Situata e sulmuesit argjentinas

“Tym i zi” mes Paulo Dybala dhe Juventusit

21.03.2022 - 16:01

Paulo Dybala nuk ka pranuar kushtet e Juves, refuzoi rinovimin e kontratës, duke bërë që në fund të sezonit të largohet falas nga Juventus. Ky është epilogu i takimit që patën këtë të hënë, agjenti i Dybala dhe drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”.

Në Torino ishin të pranishëm të gjithë përfaqësuesit e Juves, të gjithë drejtuesit e lartë të klubit, përballë agjentit të Dybala, Jorge Antun. Takimi nisi në orën 11 dhe zgjati për disa orë.

Pas një tjetër sezoni me ulje ngritje të mëdha, me shumë dëmtime, por mbi të gjitha pas përplasjes së fundit që pati me trajnerin Allegri, ishte shumë e vështirë që palët të gjenin një akord, rezultat ky që u konfirmua edhe pak këtij takimi. Dybala u transferua në Torino në 2015 ndërsa pritet të largohet në fund të sezonit, për më tepër falas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën