MENU
klinika

Stafi bie pre e një vjedhjeje të madhe

Ups! Historia e “Lupin” kthehet në realitet

04.03.2022 - 12:33

Aktori Omar Sy luan rolin e “Assane Diop”, një personazh i frymëzuar nga hajduti famëkeq dhe mjeshtri i maskimit “Arsene Lupin”.

Seriali i prodhuar nga studioja franceze “Gaumont”, është seriali i dytë më i madh ndërkombëtar i platformës Netflix pas “Squid Game”. Me siguri edhe ju e keni parë këtë serial.

Mirëpo, e dini që një histori e njëjtë si skenari i ka ndodhur stafit të filmit gjatë xhirimeve në Paris?

Hajdutë të maskuar kanë vjedhur pajisje me vlerë 300,000 euro në sheshxhirim, teksa Omar Sy po xhironte një skenë të serialit.

Grabitja ndodhi në një lagje në Nanterre, në periferi të Parisit. Xhirimet u ndërprenë për një kohë të shkurtër, për të filluar sërish.

Vetë platforma Netflix e bëri këtë lajm me dije, duke treguar se kishte pasur “një incident” gjatë xhirimeve të “Lupin”, duke shtuar gjithashtu se aktorët janë mirë dhe fatmirësisht s’ka pasur lëndime:

“Aktorët dhe ekipi ynë janë të sigurt dhe nuk ka pasur lëndime”. Autoritetet po hetojnë ngjarjen që ndodhi.”

Vetëm pak orë pas grabitjes, Sy ishte në skenë për mbrëmjen e çmimeve Cesar në Paris për të festuar 10-vjetorin e komedisë “Intouchables”, e cila në vitin 2012 i dha atij çmimin Cesar për “aktorin më të mirë”.

Nga aktore e njohur në Shqipëri, në parukiere në SHBA

Si ka ndryshuar jeta e Pranvera Lumanit (Veizit)

“U arrestova pasi u përplasa me priftin”

Roberti flet për eksperiencen e tij në Greqi

Heidi Baçi “thyen” Romeo Veshajn, fansat rikthehen tek Egla Ceno!

Pak ditë larg finales, çfarë ndodhi në “Instagram”-in e banorëve të BBV