MENU
klinika

"Rusia nuk po përparon me sulmet"

Ushtria e Ukrainës: Po përpiqet të riparojë dëmet e humbjeve të luftës

20.03.2022 - 09:03

Ushtria e Ukrainës ka deklaruar mëngjesin e sotëm se në vend të nisjes së ofensivave të reja, forcat ruse u përqendruan kryesisht në plotësimin e humbjeve të tyre dhe riparimin e pajisjeve të dëmtuara gjatë të shtunës.

Ushtria ukrainase gjithashtu akuzoi Rusinë për “krijimin e qëllimshëm të kushteve për një krizë humanitare” në zonat që forcat e saj po pushtonin, duke penguar një autokolonë ndihmash e cila mbrëmë ishte nisur drejt Kherson, raporton BBC.

Në një postim të hershëm, ushtria ukrainase pretendoi se kishte rivendosur linjën e saj të mbrojtjes në jug në disa zona dhe tha se kishte ndalur me sukses një ofensivë ruse pranë qytetit Izyum në lindje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë po planifikon Rusia...

Luftë apo paqe në Ukrainë?!

Të heshtur përballë propagandës ruse

Rusia me fushatë agresive kundër Kosovës