MENU
klinika

Nga Maradona e Laudrup, te Pogba e Kaka

Vëllezërit e famshëm të futbollit

04.03.2022 - 17:17

Vëllezër të ndryshëm lanë emrat e tyre në futboll. Njëri ndoshta më shumë se tjetri, duke u konsideruar si vëllai i filanit. Janë shumë dyshe vëllezërish, por më poshtë do të pasqyrojmë më të famshmit:

Vëllezërit Laudrup – Danimarka bëri mrekullinë në vitin 1992. Për Kampionatin Evropian të atij viti, trajneri i kombëtares vendosi të lërë në shtëpi yllin Michael Laudrup. Në vend të tij, me fanellën e kuqe ishte vëllai i vogël, Bryan.

Ky i fundit njihej fillimisht vetëm si vëllai i vogël i kampionit dhe më pas si i vetmi që arriti të fitonte një titull europian mes të dyve. Prandaj nuk u thirr më “vëllai i….”, por thjesht Bryan Laudrup.

Vëllezërit Maradona – Në vitin 1987, Diego Armando Maradona iu kërkoi drejtuesve të Napolit të blinin vëllain e tij, Hugo, i cili u nda nga jeta para disa muajsh, në moshën 52-vjeçare. Napoli favorizoi kampionin e vet, por e huazoi Maradona jr. tek Ascoli, pastaj luajti në Serie A.

Megjithatë, Hugo Maradona do të luante me blutë 13 ndeshje, pa e bindur asnjëherë trajnerin me një gol. Në fund të sezonit do të dërgohej te Rayo Vallecano.

Vëllezërit Baggio e Vieri – Ancona e sezonit 2000-2001 kishte emra të rëndësishëm në përbërje: Baggio dhe Vieri. Është e qartë se jo Roberto dhe Bobo, por vëllezërit e tyre më pak të njohur, Eddy dhe Massimiliano.

Për të dy, fati në botën e futbollit nuk ishte aq bujar sa me vëllezërit, por gjithsesi të kesh luajtur në ekipe që kanë pasur rëndësinë e tyre në historinë e futbollit italian është ende një burim kënaqësie.

Vëllezërit Inzaghi – I njëjti mbiemër, i njëjti rol; por asnjëherë në të njëjtin ekip: Filippo dhe Simone Inzaghi. Për dy sulmuesit, karriera ishte krejt ndryshe: Pippo fitoi disa tituj me fanellën e Juventusit dhe Milanit, përveç Kupës së Botës.

Ndërsa vëllai i tij, trajneri aktual i Interit, në skuadrën bardhekaltër pati kulmin si futbollist mes viteve 1999 dhe 2005, duke fituar një kampionat. Simone po e tregon veten edhe si trajner.

Vëllezërit Milito – Një rast i vëllezërve me role të ndryshme, të cilët megjithatë kanë marrë kënaqësitë e tyre, është ai i Milito-ve. Si në Argjentinë, ashtu edhe në Itali, Diego ishte një idhull, ndërsa vëllai i tij Gabriel ishte më pak i famshëm.

Pas katër vitesh te Real Zaragoza, ku debutoi me vëllain e tij, Gabriel Milito kaloi për tre sezone te Barcelona.

Vëllezërit Kaka – Një histori e ngjashme ka të bëjë me Digão, vëllai më i vogël i Ricardo Kakà së famshëm. Një vit pas ardhjes së mesfushorit-sulmues fenomenal te Milani, kuqezinjtë vendosën të blenin vëllain e tij, një mbrojtës.

Megjithatë, nën hijen e Duomo-s kuptuan se djaloshi brazilian nuk ishte ende gati për kampionatin italian, ndaj mbrojtësi i ri u bë protagonist i një sërë eksperiencash huazimi. Me Milanin bëri shumë pak paraqitje, duke përfshirë një kundër Catania, ku spikati me disa gabime vendimtare. Dy vëllezër, ku më i vogli është më me fat.

Vëllezërit Pogba – Nuk ka nevojë të flitet për Paul, por duhet argumentuar më tej pozicioni i vëllait të tij të madh, Florentin, i lirë aktualisht pas një eksperience të trishtë në Turqi.

Pse fatkeq? Sepse në Turqi e la ekipin e tij me 10 lojtarë vullnetarisht, kur trajneri i kishte shteruar tashmë zëvendësimet e lejuara. Ndërhyrja e policisë ka qenë e nevojshme për t’i larguar shokët e tij të inatosur.

Vëllezërit Cannavarro – Për ta përfunduar listën kemi zgjedhur vëllezërit Cannavaro. I njëjti mbiemër, i njëjti rol. Zakonisht dikush do të mendonte se Paolo, më i gjati nga vëllezërit, mund të ishte më i suksesshëm në rolin e qendërmbrojtësit. Por jo.

I vogli, Fabio, ngjitet si kapiten dhe protagonist i Kupës së Botës në vitin 2006 dhe fitues i “Këpucës së Artë”, ndërsa tjetri fiton vetëm një Kupë të Italisë me Napolin.

Vëllezërit e tjerë – Janë edhe shumë dyshe të tjera, si holandezët Ronald dhe Erëin Koeman, vëllezërit de Boer, apo belgët Hazard, Eden dhe Thorgen, me këta të fundit që janë ende aktiv.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Futbolli ka nevojë për reforma"

Agnelli: Superliga Evropiane nuk ka dështuar