MENU
klinika

Skandali i inceneratorëve/ SPAK nis serinë e arrestimeve!

VOA: Lista e personave që do përfunojnë në pranga vijon me…

29.03.2022 - 10:26

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit SPAK nisi një seri arrestimesh lidhur me dyshimet për korrupsion gjatë lejeve dhe ndërtimit të tre inceneratorëve për trajtimin e mbetjeve urbane në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Policia po kryen arrestimet e kërkuara nga prokurorët në Fier dhe Tiranë, si pjesë e një hetimi të gjerë në tre prej qyteteve më të mëdha të vendit.

Të paktën 7 persona u arrestuan mëngjesin e të martës, njoftuan mediat vendase, por lista mund të jetë më e gjatë, ndërsa SPAK ende nuk ka nxjerrë një njoftim zyrtar, derisa operacioni është në vazhdim e sipër.

Ky i sotmi është grupi i dytë i arrestimeve për çështjen e inceneratorëve. SPAK arrestoi në mes të dhjetorit ish ministrin e mjedisit, Lefter Koka, nën akuzat për shpërdorim detyre, pastrim parash, korrupsion e ryshfete deri në 3.7 milionë euro gjatë procedurave për lejet e inceneratorit të Elbasanit. Ai i mohoi akuzat në sallën e gjyqit, duke u shprehur se kishte zbatuar vetëm ligjin.

Krahas tij, SPAK lëshoi dy urdhra arrestimi edhe për dy Stela Gugallian dhe Klodian Zoton, e para si administratore e kompanisë, që fitoi koncensionin e Elbasanit, i dyti administrator i kompanisë, që kreu punimet, Klodian Zoto, i cili zotëron dhe 70 përqind të aksioneve në inceneratorin e Fierit. Gugallia dhe Zoto janë shpallur në kërkim nga policia.

Në rastin e arrestimit të ish ministrit të mjedisit dhe më pas, kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se raportet e personave të dyshuar me SPAK janë marrëdhënie individuale dhe se Partia Socialiste nuk është zyrë avokatie e askujt. Hetime mbi procedurat e tre iniciatorëve kreu edhe një komision i posaçëm i Kuvendit, i cili mori dëshmi nga disa dhjetëra zyrtarë të lartë, kryeministri Edi Rama, ministra e ish ministra, deputetë e ish deputetë, bashkiakë e ish bashkiakë në Tiranë, Fier e Elbasan, ekspertë e administratore privatë e shtetërorë të kompanive dhe bizneseve që lidhen me tre inceneratorët.

Opozita deklaroi prej se afera e inceneratorëve ishte një shkelje e hapur e ligjeve dhe një korrupsion i përmasave të mëdha, në shuma që llogariten deri në 430 milionë euro.

Kuvendi me shumicë socialiste nuk e miratoi raportin me 120 faqe të hartuar nga komisioni i drejtuar nga opozita, por materialet voluminoze të siguruara gjatë këtij hetimi janë dërguar në SPAK për të mbështetur hetimet e nisura prej 6 muajsh./VOA

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Grabitja e miliona eurove në Rinas

GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën

“Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja”

U vra me thikë në zemër, nëna e 14-vjeçarit mesazh në protestën për të birin

Gjesti simbolik për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani

Fotolajm/ Hidhet bojë e kuqe mbi fëmijët dhe në rrugë

Audi i përdorur nga atentatorët i vjedhur në Tiranë 1 vit më parë

Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, detaje nga ekzekutimi mafioz!