Informacionet nga KQZ deri në orën 9:30, flet kreu i KQZ Ilirjan Celibashi:
Kemi të raportuar për një incident në Dibër e Durrës në dy QV, lidhen me mënyrën si anëtarët e komisioneve të QV e administrojnë procesin atje por duhet të them që janë pa ndikim në procesin e votimit të paktën deri tani.
Në vlerësimin tonë problematika më shumë lidhet me disa QV në Shkodër e Dibër për shkak të situatës admosferike.
Duhet ta them e ti falenderoj komisionerët e këtyre QV që në kushte shumë ektreme të kohës një pjesë e madhe e tyre janë paraiqtur në detyrë, shpresojmë brenda afatit 5 orësh që Kodi Zgjedhor lejon që ne ta nisim votimin dhe në ato qendra ku nuk ka nisur akoma në Shosh e Pult dhe në ato që është ndërprerë për arsye teknike