MENU
klinika

Nuk po mban anën e Rusisë?

Xi Jinping: Konflikti nuk është në interesin e askujt

18.03.2022 - 17:16

“Një konflikt nuk është në interesin e askujt”. Presidenti kinez Xi Jinping ia tha këtë presidentit amerikan Joe Biden gjatë bisedës së tyre telefonike sot, siç raporton televizioni kinez, shkruan Corriere.

Marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA-së nuk mund të arrijnë në fazën e konfrontimit, gjë që nuk është në interesin e askujt. Kështu deklaroi presidenti kinez, Xi Jinping, gjatë intervistës në bisedës me homologun e tij amerikan, Joe Biden, në lidhje me krizën në Ukrainë.”Kriza e Ukrainës është diçka që ne nuk duam ta shohim,” tha Xi, duke cituar nga People’s Daily, gazeta e Partisë Komuniste Kineze.“Ngjarjet tregojnë edhe një herë se marrëdhëniet mes shteteve nuk mund të arrijnë pikën e konfrontimit. Konflikti dhe konfrontimi nuk janë në interesin e askujt”, tha presidenti kinez, duke shtuar se “paqja dhe siguria janë thesaret më të çmuara të bashkësisë ndërkombëtare”.