MENU
klinika

“Të shqetësuar për sigurinë bërthamore”

Zbardhet biseda e Macron me Putin: Fund luftës dhe…

06.03.2022 - 19:19

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ku i ka shprehur edhe shqetësimin për sigurinë bërthamore.

Sipas Pallatit Elize, Macron i ka bërë thirrje Putinit që t’i japë fund luftës dhe të sigurohen centralet bërthamore të Ukrainës, pasi për shkak të granatimeve shpërtheu një zjarr në centralin Zaporizhja. Sipas njoftimit, Putin i tha presidenti francez se Rusia nuk dëshiron që të sulmojë centralet bërthamore.

Putin po ashtu i tha homologut të tij francez se Rusia do të arrijë qëllimet e saj përmes “negociatave ose luftës”, tha Presidenca franceze.

Ndërkaq, sipas njoftimit të Kremlinit, Putin po ashtu ka fajësuar ukrainasit për incidentin në centralin bërthamor. Ai i ka thënë Macronit se ka pasur “provokim” nga “radikalët ukrainas”.