MENU
klinika

Çfarë u diskutua?

Zelenksy bisedë telefonike me Ramën: Vlerësoj ndihmën e Shqipërisë

05.03.2022 - 12:39

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky shprehet se ka zhvilluar një telefonatë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ai shkruan në Twitter se folën me Ramën për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Ai thotë se vlerëson ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë duke shtuar se po bëhet gjithçka për t’i dhënë fund luftës.

“Pata një bisedë telefonike me 🇦🇱 Kryeministrin @ediramaal. Foli për luftën kundër pushtuesve rusë. U diskutua për punën e përbashkët në kuadër të 🇺🇳. Ne vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ne po bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës. #StopRusia”, shkruan Zelensky në Twitter.

Në lidhje me ndihmat ndaj Ukrainës, kryeministri Rama ka reaguar më herët përmes një postimi në Twitter duke thënë se Shqipëria ka dhënë kontributin e saj, por deri më tani nuk është shprehur sepse nuk kërkonte reklamë.

Disa politikanë e analistë mbrojnë Ukrainën për të sulmuar qeverinë, që sipas tyre nuk ka dhënë asnjë ndihmë konkrete! Jo vetëm e kemi dhënë, po e kemi dhënë ndër të parët. Por nuk e kemi dhënë për t’u dukur këtu në Tiranë dhe aq më pak për të luftuar me gratanongratat e Tiranës. Jam shumë krenar që pavarësisht se vend i vogël mes të mëdhenjve të botës kemi ditur të dëgjohemi me respekt në mbështetje të Ukrainës në OKB,kemi ditur të shikohemi me respekt në NATO,kemi ditur të trajtohemi me respekt nga SHBA dhe i jemi gjendur me shumë respekt Ukrainës”, shkruante Rama

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ditë takimesh me autoritetet e larta..."

Në këmbë mes dëborës, Rama nis vizitën në Ukrainë


“Festojmë me krenari bashkë me ju!“

Ambasada e SHBA dhe sekretari Blinken urojnë shqiptarët

“Kjo ngjarje ka gjithnjë të njëjtin emocion!“

Kurti uron 112-vjetorin e Pavarësisë

“Nga Sheshi i Flamurit, te Kalaja e Rozafës”

Rama uron shqiptarët për 112-Vjetorin e Pavarësisë