MENU
klinika

The Times: E frikshme si funksionon ekipi i sigurisë së presidentit

Zelensky i shpëton tre atentateve nga çeçenët dhe mercenarët e Wagner

04.03.2022 - 11:46

“The Times” bën me dije se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka mbijetuar të paktën tre atentateve për vrasje javën e kaluar.

Dy forca operacionale të ndryshme janë dërguar nga rusët për të kryer eliminimin fizik të presidentit dhe kabinetit të tij qeveritar.

Mercenarë të grupit Wagner të mbështetur nga Kremlini dhe forcat speciale çeçene zbarkuan në Ukrainë me synimin e vetëm vrasjen e Zelenskyt.

Por, ekipi i sigurisë së presidentit është treguar i jashtëzakonshëm duke bërë që mercenarët e Wagner të pësojnë humbje të mëdha.

Një burim i afërt me grupin tha për “The Times”, se ishte “e frikshme” se sa mirë funksiononte ekipi i sigurisë i Zelenskyt.

Dy atentate janë ndërmarrë nga mercenarët e Wagner dhe një tjetër nga forcat speciale çeçene.

Ka ende më shumë se 400 anëtarë të Grupit Wagner në Kiev, me një “listë vrasjesh” prej 24 zyrtarësh, vdekjet e të cilëve do të shkaktonin kaos në qeverinë ukrainase.

Zelensky, shmangu gjithashtu një atentat të shtunën në periferi të Kievit, kur një grup vrasësish çeçenë u zbuluan para se të arrinin te lideri karizmatik i Ukrainës.

Në fillim të konfliktit javën e kaluar, SHBA ofroi të evakuonte Zelensky, nga Kievi teksa forcat ruse po rrethonin qytetin, por ai nuk pranoi.

“Lufta është këtu; Unë kam nevojë për municion, jo për një udhëtim”, deklaroi ai.