MENU
klinika

Putin s’ndal bombardimet

Zelensky: Ne nuk kemi asgjë për të humbur përveç lirisë sonë!

03.03.2022 - 12:53

Ndërkohë, ndërsa ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov flet në Moskë, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky kundërpërgjigjet përmes një videomesazhi.

Presidenti pretendon se linjat e mbrojtjes së Ukrainës po rezistojnë, ndërsa shton se bombardimet ruse në qytetet ukrainase nuk kanë pushuar që nga mesnata.

Ai thotë se ndryshimi në taktikën e Rusisë, ku ka vënë në shënjestër zonat e banuara, tregon se Ukraina ka qenë e suksesshme në rezistimin e planit kundër Moskës për një fitore të shpejtë nëpërmjet sulmit tokësor. “Ne nuk kemi asgjë për të humbur përveç lirisë sonë”, thotë Zelensky, duke shtuar se Ukraina po merr furnizime të përditshme me armë nga aleatët e saj ndërkombëtarë.

Komentet e tij vijnë pasi filloi një hetim për krime të mundshme lufte, ku Rusia akuzohet për bombardime të civilëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN