MENU
klinika

Pse ky qytet është shumë i rëndësishëm?

Zelensky paralajmëron bombardimin e Odesës nga rusët!

06.03.2022 - 13:42

Në fjalimin e tij televiziv, presidenti Zelenskyy paralajmëroi se Rusia “po planifikonte të bombardonte Odesën”, qytetin port jugor që është kyç për ekonominë e Ukrainës.

Rreth 70% e tregtisë detare të vendit thuhet se kalon përmes qytetit dhe sipas ekspertëve nëse do ta merrte në dorë, Rusia do të kthehej në pengesë për ekonominë ukrainase.

Sulmet në jug të Ukrainës deri më tani kanë bërë që Rusia të kapë portin e vogël strategjik të Khersonit. Mariupol, një tjetër qytet jugor që ka përjetuar luftime të ashpra, shihet si vendimtar për lidhjen e gadishullit të Krimesë me zonat separatiste pro-ruse në lindje.