MENU
klinika

"Këtë betejë e bëjmë për fëmijët dhe të rinjtë"

Zgjedhjet lokale/ Basha takim me banorët në Rrogozhinë

02.03.2022 - 12:33

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar këtë të mërkurë me qytetarë të Rrogozhinës për t’i kërkuar mbështetjen për kandidatin e PD-së në këtë bashki, Ferdinant Saraçi.

Gjatë takimit, qytetarët shprehen problemet e ndryshme të ndryshme që përballen çdo ditë dhe në mungesë të zgjidhjes e vetmja shpresë është largimi nga vendi.

“E mendoj edhe unë personalisht të iki jashtë. Bashkë me nusen të iki. Të mundohem të iki sa më shpejt. E shoh që nuk ka asnjë lloj të ardhme. Biznesi ka një lloj stresi të paparë” – u shpreh një nga qytetarët.

Ndërsa një tjetër qytetar thotë se në Rrogozhinë vetëm pleq e plaka kanë ngelur, ndërsa në punën e tij shqetësim është edhe rritja e çmimit të naftës.

“Këtu dobët shumë. Vetëm pleq e plaka kanë ngelur. Unë merrem me linjën Rrogozhinë-Kavajë, dhe me tre ikim e me katër vijmë. Nuk ka! Vetëm paguajmë taksa. Nafta pritet pas ca ditësh të ngrihet prapë” – u shpreh qytetari.

Ndërsa ka dhe nga ata qytetarë që mbështesin kandidatin e PD-së përtej bindjeve politike.

“Gëzohem që jeni mirë! Se unë jam i majtë, por ke ardhur me një burrë të nderuar” – u shpreh një tjetër qytetar.

Pasi u njoh me shqetësimet e banorëve, kryedemokrati Basha u shpreh se beteja kryesore e PD-së është për fëmijët dhe familjet shqiptare. Për këtë ai kërkoi mbështetjen e qytetarëve rrogozhinas që ditën e diel të votojnë kandidatin e Partisë Demokratike, Ferdinad Saraçi, në mënyrë që të fillojë ndryshimi i vërtetë.

“Motivi jonë kryesor për këtë beteje, jeni ju dhe fëmijët. Të gjithë këta burra që sheh këtu, shumë janë të rinj prej tyre, falë zotit. Dhe ma mbush zemrën që ka të rinj që mbështesin luftën për ndryshim, por gjithë këta të tjerët që janë prindër, këtë betejë nuk e bëjnë për vete, e bëjnë për fëmijët, për të rinjtë. Kështu që mos e dorëzoni shpresën, na u bashkoni të dielën, edhe në rrugë derisa të fillojë ndryshimi i vërtetë. Këtë të diel të bëjmë zgjedhjen e duhur për Rrogozhinën. Dhe do jem nen shërbimin tuaj siç do keni Ferdinand Saraçin” – u shpreh Basha.

Pjesë nga biseda me qytetarët:

Qytetari: Si kalove?

Lulzim Basha: Si je? Si të kam?

Qytetari: Mirë.

Lulzim Basha: Si është familja? Si ke qenë vetë? I fortë?

Qytetari: Suksese! Mbarë e mirë!

Lulzim Basha: Faleminderit! Të përbashkëta! Përshëndetje!
Si jeni? A jeni mirë?

Qytetari: Gëzohem që jeni mirë! Se unë jam i majtë, por ke ardhur me një burrë të nderuar.

Lulzim Basha: Të falënderoj! Kur vjen puna tek qyteti, tek bashkia, është si tek familja. Votoni njeriun më të mirë!
Si je? Si kalon? E ke filluar herët? Në çfarë ore e ke hapur? Mos e pyet thuaj.

Qytetari: Nga ora 7.

Lulzim Basha: Pa pushim fare?! A ke pasur ndopak xhiro?

Qytetari: Po ç’ka!

Lulzim Basha: Mirë është ta keni një kryetar bashkie në krahun tuaj. Të dielën do keni mundësinë për të votuar, kështu që të kërkoj votën për Ferdinand Saraçin dhe partinë demokratike ditën e diel.
Si të kam? A jeni mirë? Gëzohem shumë! Familjen si e ke?

Qytetari: Mirë faleminderit!

Lulzim Basha: Të dielën ti japim një dorë të fortë, të kemi një njeri të mirë, të paktën në krye të punëve të bashkisë. Faleminderit për voton dhe besimin për Ferdinand Saraçin e për partinë demokratike.
Si je? Si kalon? Sa vjeç je? Nuk qenke as në moshë për të votuar. Por prindërit do votojnë sigurisht. Për kë do votojnë?

Qytetari: Për PD!

Lulzim Basha: Për PD-në!! Për Ferdinand Saraçin ditën e diel! Edhe shokë, çfarë të kesh, mbi moshën 18, thuaju. Faleminderit!

Qytetari: Si ke qene ti?

Lulzim Basha: Mirë. Mirë. Me shokë të mirë në krah edhe vendos të mos e le Shqipërinë.

Qytetari: E kam kushëri.

Lulzim Basha: Shumë mirë. Vendos për të mos me e lënë Shqipërinë në këtë ditë. Nuk është e lehtë, ti e di.

Qytetari: E di, e di.
Lulzim Basha: Kështu kanë qenë betejat tona, të vështira kanë qenë, por nuk kemi për ti lënë njerëzit në baltë. I kemi dalë për zot kësaj pune dhe do ta çojmë deri në fund.
Përshëndetje! Mirë se të gjej! Si jeni? Ju bëftë mirë!

Qytetari: Vetë mirë, por fëmijët i kam jashtë.

Lulzim Basha: A i ke jashtë?!
Sa kohë kanë?

Qytetari: Vite!

Lulzim Basha: Kanë vite?! Janë sistemuar?

Qytetari: Hajt më, ashtu.

Lulzim Basha: Do ti bëjmë më mirë gjërat, mos u mërzit. Në veçanti kur të kemi një njeri të mirë në krye të punëve këtu, të paktën për qytetin, për bashkinë. Faleminderit! Përshëndetje!
Ti ndihmon babain këtu?

Qytetari: Po. S’kemi ku të shkojmë. Pa të ardhme. Po nuk pate biznesin.

Lulzim Basha: Do punojmë, ta keni dhe bashkinë krah biznesit.

Qytetari: Nga 25 prilli kryetar e deri tani do votojnë 2000 votues.
Lulzim Basha: Për shkak të largimeve të të rinjve.

Qytetari: E mendoj edhe unë personalisht të iki jashtë. Bashkë me nusen të iki. Të mundohem të iki sa më shpejt. E shoh që nuk ka asnjë lloj të ardhme. Biznesi ka një lloj stresi të paparë që…
Lulzim Basha: Gjithë kjo e keqe, kaq gjatë. Gjithë kjo shtypje, normalisht që çon në ato mendime. Por unë të ftoj të mos nxitohesh. Të japësh kontributin tënd, se ky është një vend që i ka te gjitha mundësitë për të të ofruar ty edhe familjes tende një të ardhme. Unë e kuptoj shumë mirë, por kuptoje dhe këtë që po të them. Që motivi jonë kryesor për këtë beteje, jeni ju dhe fëmijët. Të gjithë këta burra që sheh këtu, shumë janë të rinj prej tyre, falë zotit. Dhe ma mbush zemrën që ka të rinj që mbështesin luftën për ndryshim, por gjithë këta të tjerët që janë prindër, këtë betejë nuk e bëjnë për vete, e bëjnë për fëmijët, për të rinjtë. Kështu që mos e dorëzo shpresën, na u bashko të dielën, edhe në rrugor derisa të fillojë ndryshimi i vërtetë.

Qytetari: Rrofsh! Të ruajt Zoti!

Lulzim Basha: Faleminderit! Të fala babit! Si jeni?

Qytetari: Kapiteni ekipit!

Lulzim Basha: Kapiteni ekipit?! Kur e keni ndeshjen e radhës?

Qytetari: Ditën e enjte me Laçin.

Lulzim Basha: Mirë, shumë mirë.
E kishim Laçin në Tiranë para ca ditësh. Çuni? Sa vjeç është?

Qytetari: Po. 8 vjeç!

Lulzim Basha: Do bëhet dhe ky futbollist si babi? E kapiten si babi?

Qytetari: Se di tani. Suksese!

Lulzim Basha: Faleminderit!
Si je? Paske bere pazare?

Qytetari: Po.

Lulzim Basha: Si je me shëndet?

Qytetari: Ja ashtu, me copa.

Lulzim Basha: Ne do bëjmë gjithçka t’iu nxjerrim nga kjo gjendje ku jeni, se unë e kam vetë nënën pensioniste edhe e di se sa të vështire e keni.
Sa merr pension?
Qytetari: 100 mijë!
Lulzim Basha: Domethënë i gjithë pensioni shkon ilaçe?! Po drita? Po uji?

Qytetari: Lëri dritat dhe ujin…
Lulzim Basha: E di e di situatën tuaj. Por ta fillojmë këtë te diele duke bërë një ndryshim, me bashkinë e Rrogozhinës, me Ferdinand Saraçin.
Qytetari: Ta gëzoni fitoren!
Lulzim Basha: Faleminderit! Zoti ka punën e vet ne kemi punën tonë! Me shprese sigurisht te Zoti gjithmonë, edhe duke zgjedhur rrugën e duhur. Ku banon në çfarë zone?

Qytetari: këtu në qytet.

Lulzim Basha: Ditën e diel të ftoj të votosh për ndryshimin, për Ferdinand Saraçin e për partinë demokratike.

Qytetari: Miku jonë!
Lulzim Basha: Përshëndetje ! Si jeni me shëndet? Këtu i keni fëmijët?

Qytetaret: Faleminderit, mirë! Jo i kemi jashtë. Në Itali. Ishallah Zoti na ruajt dhe nga kjo që na ka rënë, po na ngrin gjaku.

Lulzim Basha: Të dielën, të bëhemi gjithë bashkë, të votojmë për ndryshimin, për Ferdinand Saraçin, që ta keni njeriun tuaj dhe zërin tuaj në krye të bashkisë dhe për partinë demokratike.
Si je ti? Familja mirë?

Qytetari: Në përgjithësi mirë. Me dy fëmijë. Njëri pa punë. Ai ka mbaruar për gjuhë letërsi, dhe është pa punë.

Lulzim Basha: Ku rri ? Në Tiranë apo këtu?

Qytetari: Ashtu më. Ndërsa tjetrin e kam duke studiuar për matematike. Master, ka vitin e fundit.

Lulzim Basha: Të dielën të mbledhim votat e gjithë njerëzve te ndershëm, për një njeri punëtor.
Qytetari: Unë jam ne llogoren e hershme dhe do ju mbështes. Dua pastërti siç je dhe ti.

Lulzim Basha: Faleminderit!
Si jeni?

Qytetari: Këtu dobët shume. Vetëm pleq e plaka kane ngelur. Unë merrem me linjën Rrogozhine-Kavaje, dhe me tre ikim e me katër vijmë. Nuk ka ! Vetëm paguajmë taksa. Nafta pritet pas ca ditësh te ngrihet prap.
Lulzim Basha: Me qendru fort, e para e punës. E dyta, këtë te diele të bëjmë zgjedhjen e duhur për Rrogozhine. Mua te forte me keni. Dhe do jem nen shërbimin tuaj siç do keni Ferdinand Saraçin. Të dielën a do dalësh te votosh apo jo?
Qytetari: Do votojmë patjetër!
Lulzim Basha: Te ftoj të votosh për ndryshimin, për Ferdinand Saraçin.
Si jeni? Kam ardhur me Ferdinand Saraçin, kandidatin e partisë demokratike për ditën e diel.
Do ia dalim me ndihmën e Zotit dhe njerëzve të bashkuar!

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin