30.04.2022 - 17:30
Një 37-vjeçar është denoncuar nga një vajzë e re, pas akuzave të kësaj të fundit se ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Ngjarja ka ndodhur në Kavajë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë proceduan penalisht shtetasin Y. T., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 24-vjeçare, pa dëshirën e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.