MENU
klinika

Shifrat

56 qytetarë të infektuar dhe 1 humbje jete nga COVID

14.04.2022 - 17:24

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se nga 907 testime, 56 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19. Në 24 orët e fundit është shënuar një humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 907 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 56 qytetarë, në këto bashki:
27 në Tiranë, 4 në Elbasan, 3 në Sarandë, Gjirokastër, 2 në Vlorë, Delvinë, Tepelenë, Berat, 1 në Vau e Dejës, Kukës, Durrës, Fier, Patos, Selelnicë, Memaliaj, Korçë, Devoll, Kuçovë, Gramsh.

Janë 371 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2; ka ndërruar jetë një qytetar 76 vjeç nga Vlora.

Janë shëruar 36 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,510 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Prill 2022)

Raste të reja ditore 56
Të shëruar në 24 orë 36
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 907

Testime totale 1,790,270
Raste pozitive 274,376
Raste të shëruara 270,510
Raste Aktive 371
Humbje jete 3,495

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 206
Vlorë 41
Fier 25
Korçë 22
Gjirokastër 21
Elbasan 18
Berat 15
Shkodër 10
Durrës 9
Kukës 4