MENU
klinika

Kryeministri tregon dhe nëse do shkojë në Kiev

A është i shqetësuar Rama nga armatimi i Serbisë

12.04.2022 - 10:30

Kryeministri Edi Rama tha sot nga Berlini ne nje konference me gazetaret shqiptare se nuk sheh arsye per te qene i shqetesuar nga armatimi i Serbise dhe ndikimi i pushtimit rus ne Ukraine ne Ballkanin Perendimor.

I pyetur gjithashtu nese ka planifikuar nje vizite ne Kiev, Rama tha se “ka të tjerë para meje që meritojnë ta kenë këtë protagonizëm”.

Pyetje: Lufta në Ukrainë dhe rreziku për Ballkanin Perëndimor, jeni shqetësuar për armatimin e Serbisë në këtë situatë dhe a keni planifikuar një vizitë në Kiev? Zyrtarë të BE kanë shkuar për të parë masakrën humane.

Edi Rama: Nuk jam i shqetësuar për armatimin në fjalë sepse nuk shoh arsye për tu shqetësuar sot për sot dhe besoj që është më e rëndësishme që ne ti fryjmë të gjithë erërave të paqes e bashkëpunimit në rajon e të mbajmë sa më shumë bashkë BP edhe me ndihmën e mbështetjen e aleatëve strategjikë, sikundër Gjermania ka rol të posacme, e nuk shoh si një sistem mbrojtje nga raketat mund të jetë shqetësues për ne.

Sa i përket pjesës së Serbisë ka bërë dy hapa inkurajues në të dy votimet në Kombet e Bashkuara dhe është domethënës fakti që deri tani Ballkani është bashkë në pozicionet ndaj Rusisë.

Serbia ka një pozicion historik e tradicional të ndryshëm nga i yni, gjërat duhen parë në kontekst, duhet të jemi shumë të vendosur për ta cuar para procesin e paqes dhe bashkëpunimit se është me rëndësi të madhe dhe më shumë se sa dje për shkak të këtij konflikti që ka nisur në Ukrainë.

Sa i përket vizitës në Kiev ka të tjerë para meje që meritojnë ta kenë këtë protagonizëm në rast se do më vijë radha mua patjetër që do e bëja me shumë respekt por nuk është momenti për tu zënë radhën të tjerëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të vijmë deri në Berlin për..."

Si reagon Rama kur pyetet për djalin e Aqif Rakipit