Në një llogari në Instagram e cila tashmë është çaktivizuar Alban Ramosaj është bërë target i një postimi i cili vendoste në dyshim ‘jetën e tij tejet luksoze’ dhe udhëtimet e shpeshta që këngëtari bën në Dubai.
Po cili ishte reagimi i Albanit për këtë postim? Albani ka reaguar si duket me një kunjë të hapur ndaj Bora Zemanit dhe Donaldit. Duket se përdorimi i ironisë dhe sarkazmës është një art më vete, të cilin këngëtari di ta përdorë mjaft mirë në mbrojtje të vetvetes.
Fjalët që Albani ka zgjedhur për kundërsulm janë një kunjë e hapur drejtuar Bora Zemanit dhe Donald Veshajt.
“T’kisha aq lekë unë do të blija dy shtëpi në Kosovë e dy në Tiranë, e 1m followers e pushime në Vjenë, ç’flet ti”, e pra fjalët janë zgjedhur për të goditur aty ku duhet.
Kujtojmë se Bora Zemani në llogarinë e saj në Instagram ka rreth 1 milion ndjekës dhe si duket Albani ka hedhur dyshime se këta ndjekës janë të blerë.
E ndërsa me shtëpitë e përmendura ka dashur të ironizojë Donaldin, ish partnerin e Beatrix, i cili pasi humbi në Big Brother u zotua se do të ndërtonte 4 shtëpi për njerëzit në nevojë.
Pra Albani me këtë koment ka vrarë dy zogj, apo mos duhet të themi tre bashkë me komentuesit?