MENU
klinika

Ja si përgjigjet kryeministri Rama

A po loboni për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s?

07.04.2022 - 22:29

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një informacioni të publikuar disa ditë më parë, se emri i tij përflitet për të kandiduar si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Në një intervistë në emisionin “Opinion”, Rama thotë se nuk po lobon as për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s dhe as në OKB.

I pyetur nëse përflitet një informacion i tillë në NATO, Rama nuk e mohoi por u shpreh se nuk ka rëndësi.

Pyetje: Po loboni me të vërtetë Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Nuk i referohem lajmit fake. Po ju pyes realisht.

Rama: Unë nuk loboj as për Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, as i OKB-së.

Pyetje: Po të tjerë lobojnë për emrin tuaj?

Rama: Është proces parazgjedhor. Tani nuk është më…

Pyetje: Është përfolur emri juaj?

Rama: Mund të jetë përfolur por nuk përbën gjë me rëndësi sepse është proces, është zgjidhur edhe për një vit.

Pyetje: Mandati i Stoltenbergut është shtyrë për një vit.

Rama: Kontratën e kam me shqiptarët.

Pyetje: Kontrata do jetë akoma apo u lodh.

Rama: Sa ka filluar. Nuk mendoj çfarë mandati tjetër ka përpara, por mendoj si do bëhet ky mandat një mandat transformues.

Pyetje: Keni më ambicie dhe energji?

Rama: Nëse në sekondën e parë do ta ndjeja këtë, do kisha dalë dhe do e thoja deri këtu isha. Kam çdo ditë e më shumë bindjen që ky vend bëhet dhe që PS do e bëjë këtë vend.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“SHBA e anëtarësoi me forcë Shqipërinë në NATO...”

Kryeministri Rama flet për vonesat e negociatave me BE

Diskuton me publikun: Do bëj edhe unë muhabet…

Rama nuk pranon të përgjigjet për inceneratorët, del nga studio