MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A vjen dhimbja e kokës nga problemet me tensionin?

05.04.2022 - 11:46

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A vjen dhimbja e kokës nga problemet me tensionin?

Mjeku: Kur është dhimbje kronike e kokës, duhet matur tensioni, nëse tensioni është mbi vlerat normale duhet bërë një bilanc analizash për të parë se çfarë shkaku organik mund të ketë kjo rritje tensioni që mund të jetë niveli i lartë i yndyrës, azotemia e lartë, ndonjë problem tjetër që mund të zbulohet te bilancet biokimike. Nëse tensioni del brenda vlerave normale dhe ka dhimbje koke normalisht që duhet bërë një konsultë te neurologu për problemet neruologjike.

Nëse tensioni shikohet që tensioni për një kohë të gjatë është në vlera të larta duhet të konsultohet me mjekun kardiolog. Stabilizimi i tensionit çon edhe në përmirësimin e dhimbjes së kokës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja ç'sugjerojnë ekspertët për të ruajtur qetësinë dhe menaxhuar stresin!

“Të ruash mendjen” në kohë Koronavirusi