MENU
klinika

Kosovë

Agim Aliu zgjidhet kryetar i Asociacionit të Komunave

05.04.2022 - 12:30

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, është zgjedhur kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar vetë Aliu për Gazetën Express.

“Po, sot në kuvendin zgjedhor te asociacionit jam zgjedhur kryetar i asociacionit të komunave të RKS”, tha Aliu për Gazetën Express.

Deri më tani kryetar i AKK-së ka qenë Imri Ahmeti. Ndërkaq drejtor ekzekutiv i Asociacionit është Sazan Ibrahimi.