MENU
klinika

VIDEO

Akuzat ndaj Gjikos për përdhunim, reagon Elita

01.04.2022 - 11:02

Kohët e fundit, reperi Gjiko ka qenë kryefjala e mediave, pas zbulimit të skandalit ku një vajzë e panjohur për publikun, e akuzon për mashtrim dhe për abuzim seksual vite më parë.

Edhe pse ky lajm ka bërë xhiron e rrjetit, Elita Rudi ka vendosur të heshtë duke mos dhënë reagimin e saj mbi këtë situatë. Megjithatë, ditën e sotme, ajo ka publikuar një video me Gjikon ku shihen bashkë në makinë teksa i puth dorën.

Rrjedhimisht, Elita na zbulon qëndrimin e saj, duke treguar publikisht se i beson partnerit dhe do të qëndrojë pranë tij, duke injoruar komentet negative ndaj dyshes.

Rikujtojmë se Gjiko ka vendosur të reagojë për herë të parë para pak ditësh.

Me anë të një postimi në “Instastory”, ai është shprehur se nuk i ka premtuar askujt karrierë dhe s’ka përdhunuar një të mitur, e aq më pak ta ketë droguar.

“Gjatë këtyre ditëve, unë dhe familja ime jemi duke u përballur me një të pa-vërtetë të sajuar. Unë nuk kam dhunuar askënd, e lëre me një 15-vjeçare.Nuk kam mashtruar dhe nuk kam premtuar karrierë, e as nuk i kam dhënë një të miture substanca narkotike. Familja ime është në rregull sepse e dinë që kjo gjë është e sajuar. Unë kam përgatitur dy paditë e para dhe besoj se drejtësia do të nxjerrë në pah pastërtinë time”, ka shkruar Gjiko.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN