MENU
klinika

NATO

Aleanca Ushtarake Kundër Agresionit…

04.04.2022 - 12:15

       Tre ishin arsyet kryesore, që sollën traktatin: Pengimi i ekspansionizmit sovjetik, ndalja e ringjalljes së militarizmit nacionalist në të gjithë Evropën dhe së treti, inkurajimi i politikave integruese evropiane.

Më 4 prill 2009, në samitin e NATO-s, mbajtur në Strasburg (Francë) dhe në Kehl, (Gjermani), Republika e Shqipërisë u bë zyrtarisht anëtare e plotë e Aleancës së Traktatit të Atlantikut të Veriut – në përvjetorin e 60-të, të themelimit. Në një ceremoni të shkurtër, Presidenti Obama i dorëzoi Presidentit të Shqipërisë, Bamir Topit, një kopje të Traktatit të Uashingtonit.

NATO, Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior, është blloku perëndimor ushtarak, që u themelua me firmosjen e Traktatit Atlantiko-Verior, më 4 prill 1949, me qendër në Bruksel.

Më 4 prill 1949, në SHBA, Kanada dhe 11 vende evropiane, nënshkruan formimin e aleancës më të fortë ushtarake e të gjitha kohërave – “NATO”. Themelues ishin; Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Franca, Islanda, Italia, Luksemburgu, Norvegjia, Portugalia, Holanda, Britania e Madhe dhe SHBA-të, Organizata ka themeluar një sistem mbrojtjeje kolektiv ku vendet anëtare bien dakord të mbrojnë njëra-tjetrën në rast sulmi nga një palë e jashtme.

Arsyet kryesore për formimin e NATO-s, ishin: pengimi i ekspansionizmit sovjetik, ndalja e ringjalljes së militarizmit nacionalist në të gjithë Evropën dhe së treti, inkurajimi i politikave integruese evropiane.

Aktualisht NATO ka 30 shtete anëtare (nga të cilat, 21 janë anëtarë të Bashkimit Evropian). Anëtare e 30-të, në NATO, zyrtarisht është Maqedonia e Veriut.

NATO: misioni

NATO është e angazhuar për mbrojtjen e anëtarëve të saj, nëpërmjet mjeteve politike dhe ushtarake. Ajo inkurajon gjithashtu këshillimin
dhe bashkëpunimin me vendet që nuk marrin pjesë në NATO, në një shkallë të gjerë të fushave që kanë të bëjnë me sigurinë, si reforma e
mbrojtjes dhe ruajtja e paqes.

Nëpërmjet diskutimeve të saj dhe partneriteteve, NATO kontribuon që të parandalojë konfliktet brenda dhe jashtë kufijve të vendeve anëtare.
Ajo nxit vlerat demokratike dhe është e angazhuar për zgjidhjen në mënyrë paqësore të mosmarrëveshjeve. Në qoftë se përpjekjet diplomatike dështojnë, ajo ka kapacitetin ushtarak të nevojshëm për të ndërmarrë administrimin e krizës dhe operacionet për ruajtjen e paqes, vetëm ose në bashkëpunim me vendet e tjera dhe organizatat ndërkombëtare.

NATO ka gjithashtu një dimension të tretë, që qëndron në veprimtari në fushën e planifikimit të gjendjes së jashtëzakonshme (emergjencës)
civile, duke ndihmuar aleatët dhe partnerët për t’i bërë ballë katastrofave, ashtu si edhe për të nxitur bashkëpunimin në fushën e shkencës
dhe të ambientit.

NATO: funksioni

Çdo vend anëtar ka një delegacion të përhershëm në selinë politike qendrore të NATO-s, në Bruksel. Ai është i kryesuar nga një ambasador, i cili, përfaqëson qeverinë e tij në konsultimet e Aleancës dhe në procesin e marrjes së vendimeve.

Këshilli i Atlantikut të Veriut është organizmi më i rëndësishëm për marrjen e vendimeve politike brenda Organizatës. Ai takohet në
nivele të ndryshme dhe kryesohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, i cili, ndihmon anëtarët që të arrijnë marrëveshjet sipas çështjeve
kryesore.

Të gjitha vendimet brenda secilit nga komitetet e NATO-s, bëhen nëpërmjet konsensusit. Pra, një “vendim i NATO-s” është shprehja e vullnetit të përgjithshëm të të gjithë vendeve anëtare.

NATO ka shumë pak forca të përhershme, të vetat. Kur vendoset të bëhet një operacion nga Këshilli i Atlantikut të Veriut, anëtarët japin
kontributin e tyre në forca mbi bazë vullnetare. Këto forca kthehen në vendet e tyre menjëherë sapo përfundohet misioni. Ky është roli i strukturës së komandës ushtarake, të bashkërendisë dhe të drejtojë këto operacione.

Kjo strukturë gjendet në selinë qendrore dhe në bazat e vendosura në vendet e ndryshme anëtare. Aktivitetet e përditshme të NATO-s, strukturat civile dhe ushtarake dhe programet e investimit për sigurinë, financohen nëpërmjet buxheteve të përbashkëta, për të cilat, qeveritë anëtare kontribuojnë në pajtim me një formulë shpenzimesh të vendosur bashkërisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Johnson bisedë telefonike me Zelensky

“Do të rrisim mbështetjen ushtarake për Ukrainën!”