MENU
klinika

Rilindasi i vonë...

Ali Pasha në vargjet e Ali Asllanit

08.04.2022 - 17:05

        Ai është pa dyshim, ndër personalitetet më të shquara të poezisë shqipe, sidomos në vitet pas periudhës së pavarësisë kombëtare e në kohët e vona. Ali Asllani hyri në letërsinë shqipe, si një rilindas i vonë. Zëri i tij poetik u shfaq i plotë në jetën letrare shqiptare, ne vitet ‘20-’30, kur ende shkruanin, Andon Z. Çajupi, Ndre Mjeda, Gjergj Fishta, Asdreni, Fan S. Noli, Mitrush Kuteli, kur kishin nisur fillesat a krijimtarisë së tyre: Ernest Koliqi, Ethem Haxhiademi, Ramiz Harxhi, Lasgush Poradeci etj. Në këtë kuadër të përgjithshëm të jetës sonë letrare, poezia e Ali Asllanit shquhet për origjinalitetin dhe autentitetin e zërit të vet. Është një poet i veçantë, një zë tjetër i bukur, që i bashkohet korit të përgjithshëm, poezisë së vërtetë të atëhershme shqipe. Në atë klimë, në atë botë letrare dhe në atë kohë krijoi e jetoi ai./Konica.al

Poezia shqipe e viteve ‘20-’30, përshkohet kryesisht nga motivi patriotik. Ali Asllani u lind në Vajzë të Vlorës dhe që në moshë të re mbeti jetim. Në Vlorë kreu shkollën fillore, në Janinë shkollën e mesme, gjimnazin “Zosimea” në 1888. Në fillim studioi mjekësi, por pastaj vazhdoi Institutin e Lartë të Shkencave politiko-shoqëroro-administrative në Stamboll. Pas shkollës kreu stazhin në prefekturën e Janinës. Ai ishte një nga antërët e shquar të Klubit “Bashkimi”. Për mbështetjen që i dha Ismail Qemalit filloi të persekutohej nga organet qeveritare turke, madje u dha urdhër të internohej në Alep të Sirisë. Mundi t’i shpëtojë internimit, kaloi në Korfuz dhe prej andej në Vlorë. Mori pjesë në Kuvendin e Dibrës, si përfaqësues i Klubit “Bashkimi” të Janinës.

Më 1910 u kthye në Stamboll, pas rënies së kabinetit që e internoi. U emërua sërish nënprefekt, por me kusht që të punonte në viset shqiptare. Pas shpalljes së Pavarsisë, Ismail Qemali, i besoi atij detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës e të Këshillit të Ministrave, ku qëndroi deri në 22 janar 1914. Pas largimit të Princi Vidit, shkoi disa kohën në Itali. Pushtimi italian e gjeti nënprefekt, por meqënëse kundërshtoi pushtimin u pushua nga puna.

 Pas çlirimit është ndër të parët themelues të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Deri në vitin 1952, mbahej nga të ardhurat e pakta nga përkthimet për llogari të Institutit të Shkencave, por kjo mundësi iu pre më vonë. Ali Asllanin e dallon motivi patriotik, i cili është i drejtpërdrejte, domethënë ai është zëri i atypëratyshëm i ngjarjeve kapitale të historisë së re shqiptare, ngjarje të cilat Ali Asllani (poeti) i përjetoi personalisht dhe thellë, gjë që tronditi ndërgjegjen e tij artistike.

Pas botimeve të para në shtypin e kohës, kur ishte nxënës në gjimnazin Zosimea të Janinës dhe student në Stamboll, në vitin 1914, gjejmë fillesat e tij poetike. Ndihet qysh aty lidhja e madhe e krijimtarisë se tij me këngën popullore të Labërisë, që gjithmonë do të përbëjë një nga karakteristikat themelore të poezisë së tij. Nën ndikimin e Ismail Qemal-Vlorës dhe te klubit shqiptar të Janinës, Ali Asllani u përfshi në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Sipas të dhënave të shtypit të atëhershëm, Ali Asllani ishte njeri ndër përkrahësit më të zjarrtë të Ismail Qemalit dhe nga të parët që u kërcënua nga qeveritarët osmanë me arrestim dhe internim në Alep të Sirisë.

Njihen 28 poezi të kësaj periudhe, një pjesë janë të botuara në shtypin e atëhershëm të Vlorës, si “Shpresa Kombëtare”, “Mbrojtja Kombëtare” dhe disa ruhen në dorëshkrim…

Nga vargjet e poetit, shkëputëm ato për një figurë historike, si ajo e pashait të Janinës, për të cilin Ali Asllani nuk e fsheh simpatinë. Ai do t’i këndonte këtij heroi të historisë së shqiptarëve, duke e cilësuar: Në e ultë historia,/di ta ngrerë Shqipëria, – pra, poeti merr përsipër të sjellë një balancë midis arsyetimeve nën influencën e parisë feudale shqiptare, ndaj regjimit të tij centralizues dhe efekteve të mëvonshme pozitive të qeverisjes e rebelimit të Ali Pashës, në mendimin shqiptar.

Ali Pashë Tepelena

Nga satrapët më satrap
nga dervishët më dervish,
ky zabit, ky dreqo-lab,
pa kalem e pa qitap,
paskish lindur me këmish!

Po satrapin, unë ju lus,
mos ta marrim për qortim,

ai ish një kryetrim,
një rrufe, një vetëtim,
që i tha sulltanit: sus!

Një rrufe…
Po rrufeja, vini re,
i ka rrënjët në një re!
si dhe truri, tungjatjeta,
me gjith’ dritëzat e veta,
i ka rrënjët në kaptinë!
po sa larg dhe sa lart
shkon e ndrin dhe vetëtin!

Dhe Ali Pasha kajmeni
nip stërnipi i një dere,
soj dervishi, soj sejmeni,
i ushqyer me mëna ferre!
me guzimin mrekulli
u bë kryefermanlli
dhe nga truali i tij i ngusht’
i lëshoi një goxha grusht
perandorve osmanlli!

Dhe arriti sa pothuaj,
në tryezë të çezarve
ku vlon hymni ngadhnjimtarve,
hymn’ i tija s’mbet i huaj!

Le t’i ngrem’, pra një dolli!
fam’ e tija është e madhe,
vler’ e tija më e madhe!
Në e ultë historia,
di ta ngrerë Shqipëria,
sepse trimin, nuk e nuk,
trimi trimin nuk e zhduk!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Agjenti i imperializmit francez shkruante

1916: Nga Tepelena në Gjirokastër


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit