Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj pas përfundimit të mbledhjes ka zhvilluar një komunikim për mediat.
Alibeaj u shpreh se procesi i zgjedhjes së presidentit është një proces i rëndësishëm dhe se nuk mund të zhvillohet me email.
“Edhe në këtë aspekt mazhoranca e Edi Ramës është e delegjetimuar. Nuk mund të degradojë procesi i zgjedhjes së presidentit i futur në zarfe. Këtu do të duhet të përballet opozita. Është detyrim moral dhe politik , presidenti i republikës simbolizon unitetin e popullin. Është detyrimi ynë që atë që kemi thënë në 21 prill të vitit të kaluar ta çojmë përpara,. Ndaj besoj që do të duhet të zhvillohet një proces që të jetë transparent.
Presidenti është i shqiptarëve dhe ne kemi detyrimin që të bëhemi zëdhënës të shqiptarëve. E di mirë që Rama mendon që raundin e katërt në fund ta zgjedhë me votat e veta. Për këtë arsye Grupi Parlamentar i PD do të ketë kohë të mblidhet dhe të diskutojë për të dhënë qëndrimin e duhur të opozitës . Po jua them që sot jeni të ftuar në mbledhjen tjetër, pra e përsëris që presidenti duhet të jetë i shqiptarëve jo i politikës. Nuk rrudhet presidenti duke u futur në zarfe, ka dy rrugë, njëra është me bishtin ndër shalë dhe të shmangemi. Jo kjo nuk ndodh. Jo duke i ikur Edi Ramës, por duke ia grisur fasadën”, tha ai.