MENU
klinika

"Kjo frymë bashkëpunimi të vazhdojë"

Arrestimet në Morinë/ Rama përgëzon SPAK e SHÇBA

08.04.2022 - 17:19

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas finalizimit të operacionit të SPAK në Pikën Kufitare të Morinës.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, kreu i qeverisë përgëzon bashkëpunimin mes Prokurorisë së Posaçme dhe SHÇBA, duke e cilësuar operacionin që çoi në arrestimin e dhjetëra policëve si shembullor.

“Përgëzime SHÇBA-së dhe SPAK-ut për operacionin shembullor të goditjes së një çerdheje të korruptuarish në Policinë e Shtetit! Uroj që kjo frymë e cilësi bashkëpunimi të vazhdojë në funksion të fshirjes së çdo njolle që ndot uniformën e policisë”, shkruan Rama.

Me 26 zyrtarë policore të arrestuar ka përfunduar aksioni “Pika 2”, i Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Prokurorisë Speciale. Dy prej të arrestuarve janë rreshterë. Ata dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.
Operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN