MENU
klinika

Si dhe pse u vu në pranga zyrtari

Arrestohet drejtori i burgut të Reçit (EMRI)

26.04.2022 - 09:53

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka arrestuar drejtorin e komanduar të burgut të Reçit në Shkodër, Ervis Zikën.

Urdhri për arrestimin është dhënë nga prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Gjykata e Shkodrës ka caktuar “arrest me burg” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, ndërsa mbetet e paqartë për çfarë akuzohet Zika.

“U ekzekutua urdhri i Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër me Nr.262 datë 25.04.2022, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest me burg“ dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga neni 238 dhe 240/a të K.Pr. Penale, ndaj shtetasit Ervis Zika”, thuhet ne njoftim.

Sipas News24, drejtori i komanduar i burgut të Reçit dyshohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe futja e sendeve të ndaluara në ambientet e vuajtjes së dënimit.

Në lidhje me vjedhjen ai ka marrë karburant duke firmosur kartela fiktive. Ndërkohë që ka hyrë në regjim pa kaluar në skaner dhe ka dyshime që ka futur sende të ndaluara.

Mësohet se ai është telefonuar nga SHKBB dhe ka pohuar që po ikën në burg për të vijuar punën normalisht, por në Lezhë është prangosur.

Për abuzim me karburantin po hetohen edhe ish-zyrtarë të tjerë.