MENU
klinika

. “Dorëzohen” palombarët, ndërpresin kërkimet

Asnjë gjurmë për gjetjen e 10-vjeçarit të mbytur në lumë

11.04.2022 - 11:02

Pas 6 ditësh, palombarët e forcave RENEA kanë ndërprere kërkimet për gjetjen e trupit të pajete të 10-vjeçarit S.Laska, i cili u mbyt të martën e javës qe lamë pas në ujërat e Lumit Fan në Mirdite.

Përgjatë 6 ditëve kërkimet në lumë dhe HEC-in e Repsit nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Me terren tashme ndodhen vetëm policia lokale FNSH, zjarrfikësit dhe banor te zonës te cilët po monitorojnë brigjet e lumit.

SI NDODHI NGJARJA

Në tentativë për të marrë topin që i kishte rënë në lum, fëmija u përpi nga rrjedha e fortë e ujit. Ngjarja ndodhi pasditen e së martës dhe rrezikoi të marrë përmasa më tragjike gjatë tentativës së vëllait 3 vite më të madh për ta shpëtuar 10-vjeçarin, por nuk ia arriti, duke rrezikuar dhe vetë jetën.

APELI

Familjare dhe te afërm të të miturit i kane bere apel shtetit qe te ndihmoje ne gjendjen e trupit. “Ishalla do Zoti gjendet, por shteti të marrë masa, jo 5 policë, po nja 30, se lumi është shumë i fortë, merr përpara dhe makinën”, thotë Fatmir Ndreca, daja i të miturit”, tha pak dite me pare daja i femijes.