MENU
klinika

“President Republike mbi palët”

Balla: Ftesa për ta zgjedhur së bashku, e sinqertë!

28.04.2022 - 18:29

Kreu i Grupit të PS Taulant Balla, në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se Fireza është prodhuesi më i madh në vend.

Balla u ndal gjithashtu edhe tek procesi i zgjedhjes së presidentit të ri, ndërsa i bëri thirrje miqësore opozitës të bashkëpunojnë, duke u shprehur se ftesa për ta zgjedhur presidenti së bashku është e hapur.

“Ftesa për ta zgjedhur së bashku presidenti e Republikës është një ftesë e sinqertë, gatishmëria jonë për një president mbi palët është shumë e lartë”, tha Balla.

“Muzhaqi është një mbiemër shumë i madh dhe i uroj Borës si një vajzë të re që është ta justifikojë mbiemrin që mban. Një fis i madh dhe fisi nga vjen Bora e kanë vuajtur shumë diktaturën…Këtu e ndërpres këtë ndërhyrje sepse mendoj që standardi i kësaj salle duhet të jetë i lartë. Nuk ka ndodhur që marrëveshjet me KFV të mos votohen nga opozita.

KFV-ja është një institucion që ne jo vetëm duhet t’i jemi mirënjohës, por cilësia e projekteve janë me diferencë… Një herë Sali Berisha vonoi , në 2012 u pengua një projekt i KFV-së, i vetmi projekt që ti edhe unë LSI dhe PS sapo erdhën bashkë e zhbllokuan dhe sot Kosova gëzon rrjetin falë atij investimi.,. Berisha e bllokoi vetëm për arsye personale, mos harroni investigimin e gazetës në Kosovës për pengesën që i kishte bërë Berisha këtij projekti. Dhe për agregatet e Fierzës, e kuptoj që çdo gjë e ka një moshë dhe agregatet ose zëvendësohen tani ose rrezikojmë të humbim 1.5 mln k/w. Imagjinoni të zgjohemi dhe Fierza të mos prodhojë. Tani nuk e kuptoj ku e keni problemin? Ku është problemi këtu, unë ju them thirrini mendjes, marrëveshjet financiare , marrëdhëniet me Gjermaninë janë përtej politikës së ditës, sot Gjermania vazhdon të kryesojë listën e financuesve të Shqipërisë. kemi rreth 200 mln euro që po negociohen nga qeveria. Sa për antiamerikanizmin e keni kthyer në modë, nuk është serioze, fondi shqiptaro-amerikan është modeli i shkëlqyer i transformimit. Tani si është puna , nëse hyn diçka amerikane, duhet të jeni kundra ju…? S’keni arsye. jam i sigurt se sapo të fillojë porti i ri lundrues në Vlorë, ju uroj si shqiptarë do Zoti nuk dilni kundra, dhëntë Zoti nuk ua merr perëndia mend që të kundërshtoi portin lundrues . Se mos dilni me protesta, si ato të Astirit ku i vetmi hero mbeti çuni i Fahriut. Thirrja ime miqësore është që t’i lëmë debatet,”, tha Balla.