MENU
klinika

Qyteti, baza e kërkuar...

Banorët helmojnë ushtarët rusë

03.04.2022 - 17:05

      Ndërsa në luftime për të vënë aty bazat ushtarake, dy ushtarë rusë humbën jetën, ndërsa shumë tjerë raportohen të hospitalizuar.

Ushtarër konsumuan byrekë të helmuar, që ua dhanë nga qytetarët ukrainas të rajonit të Kharkivit. Lajmin e bëri të ditur BBC, sipas deklarats nga shërbimet sekrete ukrainase. Ushtarët që vdiqën i përkisnin divizionit të tretë, ndërsa 28 të tjerë janë dërguar në spitalin e qytetit Izium. Të njëjtat burime thanë se janë disa qindra ushtarë që në të gjithë vendin po vuajnë nga sëmundje të rënda, por edhe nga ushqimi dhe pijet e helmuara që ua kanë ofruar vendasit.

Ministria e Inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës tha se “do t’u rezistojnë pushtuesve me të gjitha mjetet e disponueshme. Sipas informacioneve të disponueshme, banorët vendas të rrethit Izium (rajoni i Kharkivit) trajtuan rusët nga Divizioni i tretë i pushkëve të motorizuara të Federatës Ruse me byrekë të helmuar. Për pasojë 2 pushtues humbën jetën menjëherë, 28 të tjerë u dërguan në reanimacion. Gjendja e tyre aktuale është duke u shqyrtuar” – u tha në njoftim.

“Rreth 500 ushtarakë të tjerë të Divizionit të Tretë të Armëve të Motorizuara të Federatës Ruse janë në spital, për shkak të helmimit të rëndë nga alkooli me origjinë të panjohur” – thuhet në njoftim. Izium pritet të ketë më shumë luftime në javët e ardhshme, pasi Putini po i rigrupon trupat në Ukrainën lindore.

Qyteti, u duhet trupave ruse si bazë, për sulme të vazhdueshme në Donbas. Kontrolli i qytetit do t’i lejonte rusët të izolonin forcat jugore të Ukrainës, nga ato që luftonin në veri. Kjo, pasi Ukraina tha se kishte rifituar kontrollin e rajonit të Kievit, me trupat ruse që tërhiqeshin nga kryeqyteti dhe qyteti Chernigiv.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


BILD: Ja plani i Rusisë për pushtimin e Ukrainës

A është Evropa në prag lufte?

"Ukraina po lufton dhe pothuajse po fiton, por Putinit..."

Analiza nga BIRN: Si arritëm deri në këtë pikë?