MENU
klinika

Putin nuk i kursen civilët në Ukrainë

Bashkimi Evropian përgatit goditjen e radhës

03.04.2022 - 18:30

Bashkimi Evropian po përgatit goditjen e radhës për presidentin rus, Vladimir Putin. Ata do të vendosin sanksione të reja ndaj Rusisë pas pamjeve të mizorive në Bucha të Kievit, ku qindra kufoma shihen të shtrirë në rrugë, të cilat kanë bërë xhiron e botës.

Sipas mediave të huaja mësohet se raundi i pestë i bisedimeve për sanksionet e ashpra kundër Moskës do të zhvillohen këtë të mërkurë.

Këto sanksione do të dëmtojmë akoma dhe më shumë ekonominë ruse dhe elitën e qeverisë pas akuzave nga autoritetet ukrainase dhe OJQ-të për sulme të tmerrshme ndaj civilëve të paarmatosur në zonat afër Kievit që janë rimarrë nga forcat ukrainase.

Gjithsej rreth 300 civilë kanë humbur jetën që nga fillimi i sulmeve muajin e kaluar. Edhe pse Bocha u çlirua nga forcat ruse, ajo ka pësuar dëme të mëdha nga luftimet.

Ndërkohë, Zëvendësministrja e Jashtme e Ukrainës, Emine Zepar, përmes një postimi në rrjetet sociale tha se shumë civilë kanë humbur jetën.

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel shkroi në Tëitter duke dënuar sulmet ruse ndaj civilëve, duke thënë se ai ishte “i tronditur nga imazhet e mizorive të kryera nga ushtria ruse në zonën e çliruar të Kievit, Bucha”.