MENU
klinika

Mësojini...

Bëni kujdes me avokadon, sjell këto probleme!

13.04.2022 - 16:55

Deri tani kemi ditur se avokado është një nga frutat me vlera të mëdha ushqyese që duhet konsumuar që në vegjëli, duke u konsideruar mjaft i shëndetshëm.

Ajo mund të përdoret në sallatra, supra, pica, sanduiç etj. Përmban një sërë yndyrnash të mira si Omega 3, acide yndyrore, Vitamina K dhe B5 dhe fibra. Ndihmon në rritjen e kolesterolit të mirë në trup. Ky frut i pasur me kolesterol lipoprotein, (HDL-C) është zbuluar se redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Por nuk është më kaq e thjeshtë.

Një studim i universitetit të Kembrixh thotë se disa njerëz kanë mutacione gjenetike që do të thotë se niveli i lartë i HDL-C i ka vendosur ata përballë rrezikut të sëmundjes së koronares. Njerëzit me këtë mutacion të rrallë, të quajtur gjeni SCARB1 lanë një nivel të lartë të pazakontë të HDL-C dhe një rrezik 80% më të madh për këtë sëmundje.

Mutacioni vlerësohet se prek 1 në 1700 njerëz. “ky është një nga studimet e para që tregon se disa njerëz që kanë nivel të lartë të kolesterolit ‘të mirë’.

“Ky është një nga studimet e para që tregon se disa njerëz që kanë nivel të lartë të kolesterolit “të mirë”, aktualisht kanë rrezik më të lartë të sëmundjeve të zemrës, duke sfiduar njohurinë tonë nëse kolesteroli i “mirë” i mbron njerëzit nga sëmundjet e zemrës apo jo”