MENU
klinika

La Liga, Java 33

Benzema humb dy penallti, por Real sërish ia del

20.04.2022 - 23:26

Real Madrid tashmë mund ta quajmë kampion të Spanjës, vetëm matematika nuk e lejon që sonte të hapte shampanjën e titullit. Los Blancos fituan 1-3 në fushën e Osasunës, pavarësisht se Benzema humbi dy penallti.

Sfida u zhbllokua në minutën e 12’ kur Alaba do u dhuronte avantazhin madrilenëve, festë e cila do të zgjaste shumë pak, pasi vetëm një minutë më pas Budimir do të barazonte. Ndërsa në minutën e 45’ Asensio do t’i dhuronte Realit golin e dytë.

Në fraksionin e dytë Reali do të vijonte të bënte një lojë të bukur, por kjo pjesë do të kthehej në makth për yllin e “Los Blancos”, Karim Benzema, i cili do të humbiste dy penallti brenda 7 minutave, më saktësisht në minutën e 52’ dhe në të 59-ën.

Megjithatë rezultati do të shkonte në 1-3 në minutën e 90+6’ kur Lucas do të shënonte të tretin gol për madrilenët. Pas raundit të 33-të Real Madrid shkon në kuotën e 78 pikëve në krye të renditjes së La Ligas, teksa Osasuna qëndron në vend të nëntë me 44 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN