MENU
klinika

“Kjo praktikë merr fund!”

Berisha sulmon ashpër Alibeajn para mediave: PD s’mund të përfaqësohet kurrë me të emëruar nga Taulant Balla

21.04.2022 - 10:25

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur pas mbledhjes së grupit të PD duke akuzuar kreun e grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj se është i emëruar nga Taulant Balla. Ai tha se kjo praktikë merr fund dhe nuk do ta njohë kurrë PD një praktikë të tillë.

Sipas tij, Edi Rama po ndjek një praktikë mafioze për procesin e zgjedhjes së Presidentit.

“Në mbledhje të grupit theksova se opozita s’mund të përfaqësohet kurrë me të emëruar nga Taulant Balla. Kjo praktikë merr fund dhe nuk do ta njohë kurrë PD një praktikë të tillë. Së dyti, denoncova me forcën më të madhe praktikën mafioze që ndjek Edi Rama për procesin e zgjedhjes së Presidentit.

Praktikë kjo që diskrediton institucioni ne Presidencës dhe vetë zgjedhjen e Presidentit. Praktikë që përlyen qartësisht me aspektet e saj mafioze çdo lloj pjesëmarrjeje një proces që në kushte normale do merrnin pjesë të gjitha palët. Praktikë që nuk ka asnjë qëllim tjetër vetëm të nxjerrë nga zyrat e tij njeriun që zgjedh dhe që komandon”, tha Berisha.