MENU
klinika

‘Nacionalizmi rus dhe serb janë e njëjta gjë’

Biserko: Beogradi po e armatosë veten për…

11.04.2022 - 11:18

Nacionalizmi serb është i ndërtuar mbi të njëjtën tezë me atë ruse që artikulohet për gjoja “serbë dhe rusë të rrezikuar” të cilët dikush duhet shpëtuar, thotë kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd, Sonja Biserko.

“Për këtë arsye”, thotë Biserko, “Serbia po e armatosë veten për të synuar pozicionin e liderit rajonal”.

Putin përdor të njëjtën retorikë me atë të Sllobodan Millosheviç, që tani po e përvetëson edhe Aleksandër Vuçiç, thotë ajo.

“Zgjerimi rus në Ballkan po ndodh në një kohë vakumi strategjik, derisa shtetet e rajonit janë ende të pakonsoliduara, të lëndueshme (vulnerable), dhe me identitete ende të papërfunduara gjë që i bën ata të prekshëm ndaj ndikimeve dhe presioneve të jashtme”, thotë Biserko për gazetën malazeze “Pobjeda”.

Serbia nuk ka kurrëfarë ideologjie tjetër përpos nacionalizmit, thotë Biserko. Tash e sa kohë.

“Nacionalizmi serb mbështetet në tezën se populli serb është i rrezikuar, veçanërisht ata që jetojn jashtë Serbisë, dhe se Serbia është e rrethuar me fqinjë me qëllime armiqësore. Prandaj edhe armatimi i madh për të arritur pozicionin e fuqisë rajonale”.

“Kjo, sigurisht, do të thotë mirëmbajtje të vazhdueshme të tensioneve në rajon dhe rritje mosbesimi ndaj fqinjëve përmes propagandës sistematike që u jep mbështetje stereotipeve negative ndaj fqinjëve me të cilët do të duhej të normalizonte marrëdhëniet”, shprehet aktivistja serbe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN