MENU
klinika

Çfarë ndodhi papritur?

Bora Zemani ndjek mamanë e Donaldit në “Instagram”!

01.04.2022 - 11:04

Teksa prej kohësh flitet për një ribashkim të mundshëm mes Donaldit dhe Borës, tashmë duket se moderatorja e “Për’puthen” i ka dhënë të gjithë fansave të çiftit një arsye më shumë për të ngritur dyshimet.

Së fundmi, mamaja e vëllezërve Veshaj ka hapur një profil personal në rrjetin social Instagram, ku padyshim përveç binjakëve Donald dhe Romeo, atë e ndjek pikërisht edhe Bora Zemani.

Nuk e dimë nëse moderatorja dhe ish-vjehrra e saj kanë ruajtur marrëdhëniet e mira me njëra-tjetrën, apo vërtetë bëhet fjalë për një ribashkim mes saj dhe ish-finalistit të “Big Brother Albania VIP”.

Rikujtojmë se dyshja u përfol shumë edhe në publikimin e këngës së re të Donaldit.

Gajtë videoklipit të tij ka nj shenjë që ndoshta vërteton se kënga i dedikohet Borës pasi numri 5 shfaqet gjatë klipit të tij.

Kujtojmë që në datën 5 Donaldi dhe Bora janë lidhur për herë të parë. Këtë e ka thënë vetë Donaldi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” ku i bëri dhe Borës dhuratë varësen e tij.

Të gjitha sinjalet që ai ka dhënë në tekst dhe numri 5 që shfaqet shumë pak, tregojnë që kënga i dedikohet Borës.

Mesa duket kjo është edhe një mënyrë që ka zgjedhur Donaldi për ti kërkuar të falur Borës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN