MENU
klinika

Shqiptarët punë në Gjermani

Çfarë përfitojmë nga marrëveshja për patentat?

12.04.2022 - 14:01

Në Tiranë u firmos më 12 prill marrëveshja për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve, Shqipëri-Gjermani.

Sekretari Parlamentar i Shtetit pranë Ministrisë Federale për Zhvillimin Digjital dhe Infrastrukturën, Oliver Luksic, MdB në konferencën e përbashkët me ministren Belinda Balluku tha se kjo marrëveshje është një sinjal për shqiptarët që jetojnë në Gjermani që do mund të lëvizin lirshëm.

Sekretari gjerman nënvizoi gjithashtu se kjo marrëveshje do të ketë edhe një ndikim për integrimin e punonjësve të kualifikuar shqiptarë në shtetin e tij.

“Automotorizimi është një sektor i rëndësishëm që jep liri të mëtejshme për gjithë qytetarët edhe për shqiptarët duke përmirësuar dhe perspektivën e integrimit.

Ko marrëveshje ka të bëjë me një raport win win se në Gjermani kemi një mangësi të theksuar të fuqisë punëtore të kualifikuar e kjo marrëveshje do kontribuojë dhe në mënjanimn e problematikave.

Do përmirësojë situatën e migracionit dhe integrimit të punonjësve të huaj të kualifikuar në vend.

Dimensioni më i rëndësishëm është ai integrimit, është sinjal i rëndësishëm i përafrimit jo vetëm me Gjermaninë por me Evropën, e konsiderojmë këtë marrëveshje si një hap i vogël në drejtim të Evropës.

Kajo marrëveshje do hapë dhe mundësi të tjera bashkëpunimi për sigurinë rrugore që do kontribuonin në mbajtjen të ulta të shifrave të aksidenteve rrugore.
Një tjetër temë do ishte shkëmbimi i të dhënave, kemi peshuar mundësi të tjera bashkëpunimi. Sot ditë e mirë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN