MENU
klinika

“Del nga frigoriferi”

Çfarë po ndodh me Aleksandër Vuçiç?

01.04.2022 - 14:34

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciç, ditë më parë në një video në kuadër të fushatës zgjedhore në Serbi, shihej teksa dilte nga frigoriferi i një qytetareje serbe, me premtimin për përmirësimin e mirëqenies.

Por një dalje të tillë nga frigoriferi, Vuçiçit janë kujdesur që t’ia organizojnë edhe nga Pink Tv, televizion ky pro-Vuçiç që ka një shikueshmëri të madhe në Serbi.

Në një video të shkëputur nga një emision i këtij televizioni, Vuçiç del nga frigoriferi me një kavanoz me tranguj në dorë dhe merr duartrokitje e ovacione nga të pranishmit në studio. Zgjedhjet serbe do të mbahen më 4 prill. /Express

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk i “ushqen” votuesit e tij me Kosovën

Vuçiç shpalos vizionin Serbia 2025