Të gjithë ju që të shtunën e teproni me pijet alkoolike deri në orët e para të ditës tjetër, mund të keni një të dielë pa dhimbje koke. Mjafton që të hani ushqimet e duhura dhe nuk do të jeni të trullosur pasi të zgjoheni. Niseni mëngjesin me vezë. Ato kanë proteina dhe proteinat ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit në gjak dhe shpërbëjnë toksinat e alkoolit.
•Nëse vazhdoni të ndiheni shumë të lodhur, hani banane për të rigjeneruar trupin me potas dhe për të ndihmuar muskujt.
•Mjalti është alternativë e mirë. Ka antioksidantë dhe fruktozë të përqendruar, që ndihmon në shkarkimin më shpejt të alkoolit nga sistemi juaj.
•Të hani shparguj përpara se të dilni mund të ndihmojë në parandalimin ose lehtësimin e dhimbjes së kokës. Shkencëtarët kanë gjetur se shpargujt kanë disa enzima që shpërbëjnë alkoolin.