MENU
klinika

Përgjigjet Presidenti: Me PS-në u ndava sepse…

Cila do të jetë “shtëpia” e re politike e Ilir Metës?

15.04.2022 - 13:40

Për Presidentin Ilir Meta nuk ka rëndësi se kujt forcë politike do ti përkase pasi të lërë mandatin e Kreut të Shtetit. Në një komunikim me gazetarët, Meta u shpreh se ajo që ka rëndësi është shpopullimi i Shqipërisë, pasi të rinjtë që studiojnë jashtë nuk duan të kthehen dhe ata që janë kërkojnë të largohen.

“Kjo është e parëndësishme për momentin dhe do të ketë rëndësinë e saj në momentin e duhur. Tema për të cilën folëm është alarmuese që reflektohet edhe në të dhëna të tjera. Sipas studimeve 94% e shqiptarëve që studiojnë jashtë nuk pranojnë të kthehen dhe ata që studiojnë këtu duan të largohen. E rëndësishëm është të përfshihemi në një debat konstruktiv për arsimonin në vendin tonë pasi nuk mund të ketë një të ardhme me këto tregues. Unë mendoj se vendi ka kapacitete intelektuale, por politika duhet të jetë mirëkuptuese dhe ti japë fund tutelës. Duhet ti japë mundësi të rinjve për vende më të mira pune”.

Po ashtu, Presidenti tregoi edhe arsyet pse u largua nga Partia Socialiste në 2004: “Janë dy gjera të ndryshme, angazhimi im politik para se të merrja detyrën e presidentit dhe përmbushja e kësaj detyre dhe përmbushja e angazhimeve të mia në periudhat e mëparshme. Sa i takon periudhave të mëparshme. Unë jam ndarë me PS në 2004 për shkak se ishte kthyer në pengesë të integrimit dhe bllokoi marrëveshjen e stabilizimit asociimit dhe kam themeluar një forcë të re politike për të zhbllokuar këtë proces dhe kam realizuar këtë gjë, pasi në 2005 LSI luajti një qëndrim përcaktues. Ishte pikërisht rotacioni i 2005 që solli nënshkrimin e marrëveshjes së stabilizimit mes Shqipërisë dhe BE”