MENU
klinika

Nga Eduard Zaloshnja

Cilët janë 650 mijë votuesit gri?

27.04.2022 - 11:34

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, në listat e zgjedhësve të Shqipërisë janë pothuaj 3.6 milionë shtetas. Sipas të dhënave më të fundit të Eurobarometer, rreth 40% e shtetasve shqiptarë të rritur (18 vjeç e sipër) janë në emigracion. Që do të thotë se vetëm 2.16 milionë shtetas të rritur banojnë në Shqipëri.

Po sa nga këta banorë të rritur nuk janë simpatizantë të asnjërit prej tre politikanëve kryesorë (Rama, Berisha e Meta)?

Nga një sondazh që publikova javën e shkuar, më rezultoi se plot 30% e të anketurave të rritur nuk simpatizonin anjërin prej tre politikanëve kryesorë (42% të tjerë simpatizonin Ramën dhe 28% Berishën&Metën). Duke kombinuar rezultatet e sondazhit me shifrat e mësipërme mbi banorët e rritur (30% X 2.16 milionë), rreth 650 mijë zgjedhës brenda vendit mund të konsiderohen sot votues gri.

Po cili është profili demografik i votuesve gri?

Grupi demografik më i fuqishëm i votuesve gri janë meshkujt urbanë të moshave 18-34 vjeç – kështu rezulton nga analiza e të dhënave të sondazhit tim të sipërcituar. E detajuar, analiza demografike e elektoratit gri pasqyrohet në tre grafikët e mëposhtëm.



VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN