MENU
klinika

Ç’përmban marrëveshja për zhvillimin e parkut

Menaxhimi i Butrintit/ Cili është Fondacioni Shqiptaro-Amerikan?

29.04.2022 - 12:33

Projekti i menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit shkaktoi mjaft reagime në arenën politike për mënyrën se si kjo pasuri do zhvillohet nga një Fondacion.

butrinti ministrja fondacioniNë marrëveshjen e detajuar mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit ShqiptaroAmerikan thuhet se për rijetëzimin e Butrintit, “nevojitet një investim total kapital prej 7.5 milionë USD, ku 39% e të cilit do të shpenzohet për konservimin e sajtit dhe 61% për ndërtimin e strukturave të reja për vizitorët dhe stafin, i shpërndarë në 4 vitet e para”.

Fondacioni do të investojë në Butrint mbi 5 milionë dollarë, nga të cilat do të gjenerohet fitimi që përsëri do të investohet në parkun arkeologjik. Por cili është Fondacioni që kryer studimin e projektit dhe zhvillimit të Butrintit. Behet fjalë për Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim “AADF”, i cili ka në fokus të tij të ndihmojë për zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme të sektorit privat dhe të një shoqërie demokratike në Shqipëri dhe të kontribuojë në stabilitetin e Europës Juglindore. Fondacioni në fjalë financohet nga qeveria amerikanë, nga programi i saj në Shqipëri USAID. “AADF do të mbështesë disa programe për të çuar përpara misionin e vet: arsim për zhvillim të qëndrueshëm, sipërmarrjen, zhvillimin e lidershipit dhe mbështetjen e turizmit kulturor dhe eko-turizmit”, thuhet në përshkrimin e Fondacionit.

Ndërkohë që në faqen zyrtare të këtij Fondacioni vihet re se studimi për zhvillimin e Parkut Kombëtar të Butrintit është miratuar që në vitin 2020. “Fondi ShqiptaroAmerikan i Ndërmarrjeve (AAEF) është themeluar në bazë të aktit të vitit 1989 (SEED Act) mbi Ndihmën për Demokracinë në Europën Lindore. I krijuar në 1995, qëllimi kryesor i AAEF-së është të promovojë zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri. Fondi u krijua me një kapital prej 30 milionë dollarësh, i cili është administruar si grant nga USAID-i. Arritjet e Fondit dhe vizibiliteti kanë shkuar shumë më tej se burimet modeste fillestare financiare. Me një bazë të kapitalit prej vetëm 30 milionë dollarësh, Fondi ka investuar direkt rreth 110 milionë dollarë në 77 investime në 40 shoqëri.

Mbi 7.000 vende të reja pune janë krijuar dhe mbi 2 miliardë dollarë janë kontribuar në PBB-në e Shqipërisë nga shoqëritë e tanishme dhe të mëparshme të portofolit. Gjatë kohës që Fondi ishte pronar i Bankës Amerikane të Shqipërisë, 977 milionë dollarë janë dhënë si financim për shoqëritë në Shqipëri, të cilat kontribuuan 2,2 miliardë për PBB-në e Shqipërisë”, thuhet ne përshkrimin e Fondacionit.

PO Ç’ËSHTË KY FONDACION DHE CILI ËSHTË MISIONI I TIJ?

Në faqen zyrtare të AADF thuhet se Misioni i Fondacionit është të ndihmojë për zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme të sektorit privat dhe të një shoqërie demokratike në Shqipëri dhe të kontribuojë në stabilitetin e Europës Juglindore. “AADF do të mbështesë disa programe për të çuar përpara misionin e vet: arsim për zhvillim të qëndrueshëm, sipërmarrjen, zhvillimin e lidershipit dhe mbështetjen e turizmit kulturor dhe eko-turizmit”, thuhet në përshkrimin e Fondacionit.

QASJA E FONDACIONIT

Të identifikojmë fushat e nevojës në përputhje me misionin tonë. Të zhvillojmë zgjidhje novatore dhe të matshme për të krijuar ndikim të qëndrueshëm në këto fusha. Të veprojmë si një biznes në një mënyrë të përgjegjshme dhe joburokratike. Të bashkëpunojmë me organizata dhe institucione të tjera për të maksimizuar burimet dhe për të formuar partneritete strategjike që mund të katalizojnë ndryshim. Të zbatojmë projektet tona në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe transparente. Të vlerësojmë përpjekjet tona dhe të vazhdojmë t’i përmirësojmë dhe zgjerojmë ato.

KUR ËSHTË THEMELUAR?

Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve (AAEF) është themeluar në bazë të aktit të vitit 1989 (SEED Act) mbi Ndihmën për Demokracinë në Evropën Lindore. I krijuar në 1995, qëllimi kryesor i AAEF-së është të promovojë zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri. Fondi u krijua me një kapital prej 30 milionë dollarësh, i cili është administruar si grant nga USAID-i. Arritjet e Fondit dhe vizibiliteti kanë shkuar shumë më tej se burimet modeste fillestare financiare. Me një bazë të kapitalit prej vetëm 30 milionë dollarësh, Fondi ka investuar direkt rreth 110 milionë dollarë në 77 investime në 40 shoqëri. Mbi 7.000 vende të reja pune janë krijuar dhe mbi 2 miliardë dollarë janë kontribuar në PBB-në e Shqipërisë nga shoqëritë e tanishme dhe të mëparshme të portofolit. Gjatë kohës që Fondi ishte pronar i Bankës Amerikane të Shqipërisë, 977 milionë dollarë janë dhënë si financim për shoqëritë në Shqipëri, të cilat kontribuuan 2,2 miliardë për PBB-në e Shqipërisë.

Ç’përmban marrëveshja mes Ministrisë dhe Fondacionit për zhvillimin e parkut

Parku Kombëtar i Butrintit, një nga asetet historike dhe kulturore më të mëdha kombëtare, sipas Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, do të njohë një zhvillim të ri.

Marrëveshja mes tyre parashikon që këtë sajt arkeologjik, si të gjithë të singjashmit nëpër botë, të urbanizohet dhe të efektivizohet në dobi të mirëmbajtjes dhe zhvillimit të tij. Përmes një plani të detajuar biznesi ku parashikohen investime në ngritje të hoteleve, restoranteve, bareve dhe strukturave të ngjashme, do të rriten të ardhurat për banorët vendas që do të punësohen.

“Plani i biznesit përcakton mënyrën e drejtimit dhe menaxhimit ditor të sajtit, rekomandon investimet e reja kapitale, shpjegon pritjen e turistëve dhe akomodimin e tyre në raste nevoje, përfshirjen e banorëve vendas dhe merr në konsideratë angazhimin e tyre të plotë në Parkun Kombëtar për një periudhë afatgjatë. Mirëqenia e Zonës A3 dhe Parkut Kombëtar përreth tij nëpërmjet largimit të mbetjeve plastike dhe të tjera, punësimit të banorëve vendas si udhërrëfyes, varkëtarë dhe zejtarë dhe rritjes së të ardhurave të banorëve vendas nëpërmjet ngritjes së hoteleve, restoranteve, bareve dhe strukturave të ngjashme”, thuhet në marrëveshje.

Ministrja Margariti theksoi se për marrëveshjen me AADF është dhënë dakordësia e UNESCO-s edhe Institutit të Arkeologjisë. Në bazë të marrëveshjes, 7.5 milionë dollarë janë parashikuar të investohen në Parkun Kombëtar të Butrintit nga Fondacioni për një periudhë 4-vjeçare brenda kohës së shfrytëzimit. Këtu përfshihen qendra e vizitorëve 2.8 milionë dollarë: shërbim i ri muzeal në kalanë veneciane, rijetëzimi i një prej aseteve të fjetura brenda Parkut Kombëtar 600 mijë dollarë, mjete e transportit për vizitorët si varka, motomjete, autobusë ekologjikë 493 mijë dollarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Rreziku i përplasjes totale nëse kombinohen

Pesë frontet e konfliktit Iran-Izrael

“E kanë mendjen tek çantat, vathët e shtrenjtë dhe takat e larta"

Ilir Meta: Gratë në PL do të shpërthejnë!

“I bëra ministre dhe nuk duan t’ia dinë”

Meta: Gabim i madh, askush s’merr më poste se është miku im

Organizuan protestën para Bashkisë së Tiranës

Procedohen penalisht Tedi Blushi dhe Klevis Balliu