Prezantuesja Bora Zemani i befasoi të gjithë ndjekësit e saj në Instagram të premten. Ajo publikoi një fotografi në Instagram duke “paralajmëruar” se po sillte një këngë të re me titull “Nuk jam si ti”, duke shënuar kështu rikthimin e saj në muzikë pas një kohe të gjatë.
Megjithatë e gjitha kjo rezultoi të ishte një shaka e 1 prillit dhe këtë gjë e bëri të ditur vet ajo përmes një videoje në InstaStory.
“Shaka njerëz, 1 prilli, nuk ka asnjë këngë nga unë”, dëgjohet ajo duke thënë ndër të tjerash në një video-selfie të publikuar në InstaStory.
Ndërkohë Beatrix Ramosaj, e cila gjithashtu si për t’iu “kundërvënë” Borës kishte paralajmëruar një këngë me titullin “As unë si ti”, bëri të ditur se në fakt kënga e saj e re titullohet ndryshe.
“Më ndikon” do të titullohet kënga e saj e re e zhanrit baladë, e cila mbrëmjen e së premtes u publikua vetëm si demo, pasi i duhej edhe pak kohë për ta përfunduar të tërën.
“Unë kam qenë duke punuar në shumë kënge dhe klipe, jam vërtet duke u përpjekur t’i shfaqë ato së shpejti…Thjeshtë më duhet edhe pak më shumë kohë. Në ndërkohë këtu keni një ëmbëlsirë të vogël nga demoja e një prej këngëve, shkruar dhe kompozuar nga Alban Ramosaj, poeti dhe mbreti i emocionit”, shkroi Beatrix në një video të demos në Instagram.
Përndryshe është përfolur se ajo është duke punuar në një këngë, e cila i dedikohet ndarjes nga aktori Donald Veshaj.