MENU
klinika

"Shpresoj ta shohim të buzëqeshur!"

Cristiano dhe Georgina humbën foshnjën, flet miku i modeles

25.04.2022 - 12:35

Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo dha me datë 18 prill lajmin e trishtë se një nga binjakët e tij të porsalindur ndërroi jetë.

Lajmi është dhënë me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku tha se lindja binjakes tjetër i jep forcë për të kaluar këtë moment të vështirë.

Disa ditë më vonë, ai gjithashtu publikoi në “Instagram” një foto familjare së bashku me partneren dhe fëmijët e tij. Ylli portugez shkroi se Georgina dhe vajza e tyre e porsalindur janë rikthyer në shtëpi.

Për këtë lajm të trisht ka reaguar edhe një mik i afërt i Georgina Rodriguez, Ivan Garcia, i cili ka deklaruar se shpreson ta shohë sërish të buzqëqeshur modelen.

“Ka qenë një javë shumë e trishtë. Është një foto shumë e bukur por ka edhe shumë trishtim. Ne prisnim dy njerëz të vegjël dhe nuk rezultoi ashtu. Nuk do të them asgjë sepse ata kanë kërkuar privatësi, por djali ishte një person ishte shumë i dashur për ta”, tha Ivan për programin televiziv spanjoll “Ya Son las 8”.

“Ajo gjithmonë ka thënë se fëmijët e saj janë të parët dhe ajo do t’i japë vajzës gjithë dashurinë e saj. Cristiano dhe Georgina janë një çift shumë i afërt. Georgina është shumë e fortë dhe ajo e di që jemi të gjithë këtu për atë.Unë e e di se rrethi i saj i familjes dhe miqve do ta ndihmojnë. Shpresoj se së shpejti do ta shohim sërish të buzëqeshur”, u shpreh Garcia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN