MENU
klinika

Në gjurmët e babait

Cristiano Jr shënon supergol dhe feston si i ati

14.04.2022 - 16:05

Cristiano Ronaldo duket se do ta lërë një pasardhës të sigurt në futboll. I biri i yllit portugez, Cristiano Ronaldo Junior, po shkëlqen në turneun “@micfootballcup, i cili ka nisur më 12 dhe do të mbyllet më 17 prill.

Ai e ka shënuar edhe golin e dytë në fanellën e Manchester United U-12. Madje, ky ishte një gol spektakolar i shënuar nga i biri i pesë herë fituesit të Topit të Artë. Dhe, edhe këtë radhe Cristiano Ronaldo Junior festoi si babai i tij me “siuuu”-n e famshëm.

Përkundër moshës së re, i biri i Ronaldos ka luajtur tashmë për Real Madrid dhe Juventus, kur CR7 ishte pjesë e këtyre dy klubeve. Mbetet të shihet nëse Ronaldo junior do ta arrijë nivelin e babait të tij apo jo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lindin pakënaqësitë te “Djajtë”

United i ofron 30 mln euro në sezon, përçahet ekipi