MENU
klinika

Rrëfimi i ndjerë

Dafina Zeqiri: Kam shtuar peshë nga pilulat kundër shtatzënisë

06.04.2022 - 12:38

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri vazhdon ende të jetë një ndër personazhet më të komentuar në mediet rozë, por edhe në rrjetet sociale.

Vetë artistja ka treguar me anë të një postimi në llogarinë e saj të “Twitteri”-it se është shëndoshur për shkak të pilulave kundër shtatzënisë.

Kam shtuar peshë nga pilulat kundër shtatzënisë… ja…e thashë”, u shpreh ajo.

Më tej ajo ka vazhduar:

“Fakt për të qeshur. Më është dashur të blej 6 palë xhinse të reja sepse të vjetrat nuk më bëjnë më.”

“Disa nga ne gratë përjetojëm çekuilibër hormonal në një fazë të jetës tonë për çfarëdolloj arsyeje, kështu që fatmirësisht ekzistojnë pilulat e kontrollit.”– përfundoi ajo.

Dafina Zeqiri prej vitesh po shijon një lidhje dashurie me DJ Geek, i cili po ashtu është pjesë e grupit Moneyz. Dyshja e konfirmoi romancën e tyre në fillim të 2020-ës.

Për muaj me radhë ata u vendosën në qendër të vëmendjes, për lidhjen e papritur të dashurisë dhe ndarjen po aq të shpejtë të tyre.

Vetëm disa muaj nga lidhja e tyre, Dafina deklaroi se kishin vendosur të ndahen.

Ndonëse të ndarë ata vijuan të shoqërohen me njëri-tjetrin dhe të punonin si më parë duke u shfaqur kudo bashkë. Në fund të 2021, Dafina dhe Geek konfirmuan rikthimin me njëri-tjetrin dhe që atëherë janë shfaqur shumë të lumtur dhe të dashuruar.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja DJ-i që i vodhi zemrën

Dafina Zeqiri në një romancë të re!