Nga Sven Aurén: Përkthyer nga Adil N. Biçaku – Pjesa e njëzet e nëntë
Land af Albania! Let me bend mine eyes
On thee, thou rugged nurse of savage men.
Lord Byron.
Në librin “Orienti i Evropës”, autori i veprës asht suedezi Sven Aurén. Janë përshtypje udhëtimi nga Shqipëria nga mezi i viteve ‘30. Përjetimet e tije direkte pa asnjë retushim.
Me një fjalë përkthimi i librit ka për të sjellë tek lexuesi shqiptar, vlera origjinale njohje të asaj historie që ne nuk e kemi njohur dhe jo pak vazhdojmë, ta njohim dhe tani të deformuar nga interesa të momentit.
Tani pak për atë që ju adreson këta rreshta: Quhem Adil Biçaku. Kam punuar dhe jetoj mbi 50 vjet në Suedi, pa e shkëputur për asnjë moment, mendimin dhe ndjenjën nga Shqipëria jonë.
Tani jam në pension dhe jetoj me gruan dhe fëmijët, këtu në Stokholm. Duke qenë një kohë e gjatë, nga evolucioni i gjuhës shqipe, që natyrshëm, ka ndodhur gjatë këtyre dhjetëvjeçarëve, jam i vetëdijshëm për vështirësitë, jo të vogla me të cilat do të ndeshem, për t’i dhënë lexuesit shqiptar, përjetimet e origjinalit.
Prandaj do t`ju isha shumë mirënjohës, nëse së bashku do të gjenim një mënyrë praktike bashkëpunimi, për ta përkthyer këtë libër me vlera të shumanshme.
Moralisht do të ndihesha shumë i lehtësuar, duke shlyer një pjesë të borxhit, që kemi të gjithë ne shqiptaret, karshi Shqipërisë sonë, veçanërisht në këto kohë që vazhdojnë të jenë kaq të trazuara.
Me shumë respekt
Adil Biçaku
Vijon nga numri i kaluar
Një mëngjes të qartë kur Korfuzi shtrihet gjysmë i fshehur nga dumollëku dhe kur nxehtësia rëndon mbi qytetin e Sarandës, neve nisemi poshtë për në port, ku Delvino Beu, pret me një barkë peshkimi. Kapiteni është shtrirë në barkë dhe nxënë motorin e naftës, me një llambë saldimi. Delvino Beu, është ulur në pjesën e parë të barkës dhe valëvit me kapelën. Në skele qëndrojnë dy zotërinj në uniformë, të cilët në një shikim më të imtësisht, u dukën që ishin një xhandar dhe një oficer policie.
Sipas kodit të edukatës së mirësjelljes së vendit, i takon në fakt ky vendim, që të huajt në vizitë, nëse është e mundur, të përshëndeten nga një numër personash. Përveç Delvino Beut, grupi përshëndetës i sotëm, përbëhet nga ky oficeri elegant i policisë. Por një oficer duhet të ketë ndonjë për të komanduar, pra në shoqërinë tone, përfshihet dhe një xhandar i mirë-armatosur. Ai është i gëzueshëm në detyrën e tij, ky xhandari, ka fut një lule në grykën e pushkës.
Tani zgjidhen litarët e barkës dhe barka jonë, shket jashtë në atë gjiun e qetë. Një fllad i lehtë na jep një freski, për të cilën kemi dëshiruar. Ballin e anijes e kemi drejtuar nga jugu.
Delvino Beu, kap paraqitjen adhuruese të shikimeve të mia, ku jam ulur dhe ndjek siluetën e mrekullueshme të malit bregdetar.
Nuk ka shumë të shquar, që e kanë nderuar bregdetin e jugut të Shqipërisë me një vizitë, thotë ai. Por prapë se prapë, ka nga një turist të shquar tek-tuk, prej kohëve të kaluara, të cilët adhurimit të tyre për këto male i kanë dhënë formë letrare.
-Për shembull?
-Lord Byron. “Childe Harold´s Pilgrimage”, bën një përshkrim të mrekullueshme, pikërisht për këtë krahine. Po ashtu kemi edhe një udhëtarë tjetër, një turist antik, nëse lejohem të shprehem kështu, qesh ai. Turisti Aeneas!
Heroin e Aeneidens, ai e thërret si turist Aeneas! Mendo, nëse lektori im plak i latinishtes, do ta dëgjonte këtë shprehje! Ai do të sprapsej sikur po merrte një shuplake.
Por ndryshe Delvino Beu, ka të drejtë. Ai na ka premtuar neve, që të bëjmë një ekskursion në kohën e para Krishtit, për në sensacionin arkeologjik të Shqipërisë, qytetin përrallor Butrint dhe Virgjili, është shkrimtari i parë, i cili përmend ekzistencën e Butrintit. Ai është në librin e tretë të Aeneidens, që Virgjili tregon mbi Butrintin ose Buthrotum. Troja ka rënë dhe Aeneas, ka marrë rrugën e gjatë të pa planifikuar. Në Butrint, si me fuqi dhe pasuri është në rrugë të bëhet një Trojë e dytë, ai rigjenë bashkëshorten e Hektorit, Andromakën:
Tani u bëj thirrje për udhëtim dhe çdo njëri, të zë vend në barkën e lundrimit.
Ka edhe një shkrimtar tjetër klasik, i cili flet për qytetin Butrintit: Julius Çezar në “De bello civili”. Dhe Racini i madh i Francës, e përshkruan vendin, ku luhet tragjedia e tij “Andromaque”, si “Buthrote, ville d´Epire”. Butrinti është me të vërtetë një qytet me tradita dhe histori.
Pra duhet t’u japësh të drejtë shqiptarëve, kur ata e përshkruajnë zbulimin e Butrintit, si një sensacion arkeologjik. Për ndryshe s´është veç në Shqipëri, që përdoret kjo shprehje: në kuadrin e literaturës arkeologjike ndërkombëtare, që ka zbulimi i Buthromtumit nga Aeneas, karakterizohej me të njëjtat fjalë. Ai arkeologu i ri italian, që ka nderin të marrë përsipër dhe se ka gjetur qytetin dhe që edhe udhëheq gërmimet, Dr. Luigji M. Ugolini, me këtë punë bile është bërë një shkencëtar i famshëm.
Ai është vetëm në mesin e viteve të tridhjetave, por ka punuar në Shqipëri, që nga 1924-a dhe midis të tjerash, ka zbuluar një akropolis, shumë të mirë në atë vend ku Phoniku i antikës shtrihej dikur. Më 1928-ën, arriti ai të përcaktojë se ku ndodhej Butrinti dhe pas asaj, ai është marrë me këtë detyrën e re, që ka dhënë një rezultat të shkëlqyer. Por jashtë radhëve të shkencëtarëve, Luigji Ugolini, është ende një madhështi i panjohur.
Agjencitë ndërkombëtare të turizmit, akoma s´kanë arrit ta kuptojnë, se çfarë atraksioni turistik i pakrahasueshëm, që gjendet aq i rehatshëm dhe i afërt për vizitorët e Greqisë dhe Adriatikut. Por Ugolini vetë, nuk dëshpërohet për shkak të kësaj. Ai ka fituar ato kurora dafinash, të cilat ka aspiruar dhe duket se do të fitojë ende më shumë. Shqipëria është tokë e pasur, truall i virgjër në kuptimin arkeologjik. Ugolini është njohësi dhe specialisti i vetëm.
-Signor Ugolini, ka shkuar në atë gradë në punën e gërmimeve, sa ai ka rregulluar një apartament, për vete në një gërmadhë të një kalaje të vjetër dhe atje banon gjatë gjithë vitit. Por tani ai është në një kongres arkeologjik në Romë, kështu që ju fatkeqësisht nuk do të keni rast, ta takoni atë. Ndryshe është një takim shumë i këndshëm, na thotë Delvino Beu.
Pikërisht atje te ajo shtëpia e bardhë e rojeve të bregdetit grek, do të thotë se ne po shkasim në ujërat lundrues të një vendi tjetër, kapiteni ndërron kurs, drejt lindjes. Përpara nesh shtrihet gjiu i Butrintit, i ngushtë si një lum. Sa më gjatë hymë brenda në gji, aq më moçalishte bëhen brigjet.
Në atë stacionin e madh të peshkimit, barka duhet të ngadalësoj shpejtësinë për një moment. Gjiu është veçanërisht i pasur me peshk dhe popullsia me anë të një sistemi efektiv të baseneve, ka arrit të menaxhojnë një peshkim të përmasave të mëdha. Ndërtimi i digave bllokon ujin, prej bregu në breg dhe ne kalojmë nëpër ta, falë një far deriçke me tela hekuri. Kapiteni ç´frutëzon rastin dhe zhyt një rrjetë me dorezë në një nga hurdhat. Pas një minuti shtrihet një krap i madh në kuvertë të barkës dhe shkëlqen si argjendi, në dritë të diellit. Është darka jonë. Ai do të piqet në ruinat e Butrintit.
Dhjetë minuta më vonë kemi arritur në fund të gjiut, por ndonjë ruinë nuk po shohim. Barka lidhet në një skele të vogël gurësh të porsandërtuar bukur, në te cilën dalin disa shina të vogla treni. Por ato s´jan menduar për ndonjë tren, por për pllaka të një konstruksioni special, në të cilat signor Ugolini, transporton veprat e zbuluara të artit, në avulloret që presin.
Ne largohemi prej skelës dhe çajmë rrugën nëpër një xhungël të dendur. Dhe gjendemi pra në atë vend, ku nëse do i besojmë Virgjilit, tregimin e Andromakës për udhëtarin e largët Aeneas, se si ajo arriti të shpëtoj nga katastrofa në Trojë dhe të gjejë mbrojtje në qytetin e Butrintit.
***
Xhungla të jep një përshtypje të pa pritur tropikale. Shkurret e holla të përdredhura midis drunjve qindra vjeçare, bimë të larta koketë me lulet në ngjyra helmuese. Toka është si shoshë prej drunjve të rrëzuara, gjysmë të rritura përmbi njëra tjetrën, trungje drujsh në të cilat, zhapinjtë në ngjyrë floriri, lëvizin sa andej këndej si bukla të shpejta. Degët mbi kokat tona, janë aq të dendura, sa që kaltërsia e qiellit shkëlqen nganjëherë rrallë. Në një gjysmë dritë të çuditshme, marshojmë në një si marshim patash, gjatë një shtegu të ngushtë. Xhandari ecën përpara dhe palit shkurret, me një shkop të trashë, sepse ka mjaft gjarpërinj, ekzemplar të fortë dhe të rrezikshëm, që rriten deri në dy metra të gjatë. Delvino Beu, ndihmon duke ngritur ferrat dhe kthyer degët anash.
Shëtitja jonë në pyllin e xhunglës, shkon përpara por me ngadalë. Përshtypja tropikale sheshohet nëpërmjet lojës së shndërrimeve të ngjyrave të vegjetacionit. Ajri është i vakët dhe me lagështi. Por çfarë s´duket tropike është heshtja. Unë në fakt, nuk kam pas rast të përjetojë një xhungël të vërtetë tropikale, por unë e asocioj me një të tillë të pashpjegueshme, zëra tmerruese, krisje të degëve, klithma të befasishme, cicërime zogjsh etj., etj. Kjo është një xhungël memece. Heshtja është pothuajse e tmerrshme. E vetmja që dëgjohet, janë kërcëllima e hapave tonë në zhavorrin e shtegut.
Unë kërkojë me padurim për kujtime historike dhe nga një herë më duket se dallojë bregore të ulëta, ku linjat e buta të myshkut, lë të kuptohet ekzistenca e një muri të vjetër ose një shtëpie. Një çast të gjithë shohim se si një shtyllë mermeri, vezulloi në thellësi të xhunglës. Por kjo është vetëm preludi për ç’ka do të vij, thotë Delvino Beu.
Dhe kështu ndriçon para nesh dhe para se ne të hapim gojën, gjendemi në një lëndinë të hapur, të ndritur nga dielli, që në hedhjen e parë të syve, të duket sikur është një fushë dëbore. Kur sytë e mi arrin të mësohen me këtë bardhësi, gjithë kaq intensive, por unë e kuptoj, se dëbora ka mbet aty, një mijë e gjysmë vjet, pak së paku: është një amfiteatër i mrekullueshëm me mermer të bardhë. Ai shtrihet në një rrëpirë të fortë dhe i mirëmbajtur, megjithëse themeli është mbushur me ujë.
Vendet e uljes, duken të mahnitshme kundrejt gjelbërimit të murrmë dhe shtyllat e skenës dhe shtigjet i dhurojnë një pamje të mrekullueshme, se si teatri ka qenë në atë kohë kur përdorej. Ajo pjesa e madhe e mermerit, vjen prej viteve katërqind, tregon Delvino Beu, por skena u rindërtua në themelin grek, gjatë kohës së fundit të republikës së romakëve. Gjatë gërmimeve, janë gjetur plot objekte dekorative, të cilat një kohë, kanë shërbyer për të zbukuruar teatrin. Janë gjetur gjithashtu bileta teatri.
Këtu prej lëndinës së amfiteatrit, unë krijoj një ide mjaft të mirë për Butrintin. Në majë të shpateve të larta të teatrit shtrihet kalaja e venedikasve, të cilën ky arkeologu italian e ka restauruar dhe pajis për banesë. Atje lartë drejt kështjellës e cila ka një pozicion dominues, me një pamje të jashtëzakonshme mbi tokë dhe det, ngjitën mure përreth dhe punime tjera mbrojtëse.
Në luginën rreth kësaj kodre, shtrihej Butrinti i antikës, si një nga qendrat e Epirit për tregti dhe kulturë, deri sa dalë nga dalë, deti fitoi mbi amfiteatrin, tempullin e mermerit dhe shtëpitë e banimit. Si një përrallë e Atlantisit, Butrinti do shtrihej në fund të detit. Gjatë pas disa qindra vjetësh u tërhoq uji prapë dhe pyll e xhungël u gjetën të qetë, të hapin jorganin e vet, mbi ruinat e qytetit. Janë gjëra fantastike, që fshihen gjashtë shtatë metra, nën këtë truall.
Zbulimet e çuditshme të Ugolinit, janë vetëm një grimë nga ajo që ka mbetur, për të nxjerrë përpara në dritën e ditës, por për arsye të kushteve të vështira të punës, gërmimet përparojnë shumë ngadalë. Vegjetacioni i dendur, është i mundueshëm për ta mbizotëruar, trualli moçalorë kërkon domosdo punë të kushtueshme tharjeje. Përveç asaj, duhet të luftojnë edhe kundër malaries. Ugolini vetë, është prek në shumë raste nga sulmet e sajë, por si duket s´ka shkaktuar ndonjë pengesë të madhe, në zellin e zbulimeve të tij. Ai mendon t´ia kushtojë jetën Butrintit, i cili shpreson ta zbulojë krejt për njëzet, tridhjetë vjet. Atëherë Shqipëria do të jetë poseduese e një nga atraksionet e botës.
Por tashmë këto gërmime, janë mjaft atraksion. Prej masës së mermerit të bardhë të teatrit, neve zhytemi prapë brenda në xhungël dhe dalim prapë, në një lëndinë tjetër, që përmban një kishë pagëzimi bizantin, ku shtyllat e skulptura të mermerit, qëndrojnë në një dysheme nga mozaikët me bojërat më të bukura. Këtu afër kanë gjetur gjithashtu një azil kurues, gati fare komplet të mirë-ruajtur, prej vjetëve pesëqind vjetëve p.er., në të cilin të sëmurët, që kanë rifituar shëndetin, kanë vendosur një numër të madh tabelash, me mbishkrime të qarta dhe të lexueshme. Memorie.al