MENU
klinika

Berisha kundër Alibeajt

“Deputetët nuk marrin dot në dorë partinë”

18.04.2022 - 21:36

Ish-kryeministri Sali Berisha u është përgjigjur deputetëve që kërkuan anulimin e Kuvendit të paralajmëruar nga Rithemelimi. I ftuar në Çim Peka Live, Berisha tha se grupi parlamentar nuk mund të marrë në dorë partinë.

Ai tha se janë të tjera struktura që merre me anën ekzekutive të partisë, pavarësisht se deputetët janë me mjaft rëndësi në një parti, qoftë ajo edhe Partisë Demokratike. Anulimi i Kuvendit sipas Berishës, i shërben vetëm kryeministrit Edi Rama.

Vijmë tek deputetët, shumica dërrmuese nuk kanë paraqitur kërkesë të tillë, vetëm një pjesë e tyre, cila ka qenë platforma jonë? Ne ripërsërisim çdo proces. Ky proces ka nisur në dhjetor, asnjë tagër, asnjë kompetent nuk e anulon një proces statutor, shko bëje po deshe.

Një proces jostatutor e anulon. Alternativa jonë ishte të krijonin auditin, të verifikojmë kudo që janë shkelur dhe të anulojmë çdo proces zgjedhor që nuk është ndjekur statuti dhe të vijojmë përpara. E them me sinqeritet absolut. Nuk mund të anulosh një proces të ryer mbi statutin, nuk mund të ndodhë ajo.

Do të ishte pasnesër konferenca, u shty. Shtyrja nuk është antistatuore. Anulimi, po. Disa deputetë kërkuan anulim dhe kjo gjë nuk mund të bëhej. Deputetët janë institucion themelor i një partie, por në të gjitha partitë politike të kontinentit, përveç Britanisë së Madhe, nuk janë ekzekutivi i partisë, janë krahu legjislativ. Nuk mund të marrin funksione ekzekutive,”- tha Berisha.