MENU
klinika

“Ja pse nuk e zbuloj orientimin tim”

Dikur i vinte turp për jetën e tij seksuale, rrëfehet Harry Styles

28.04.2022 - 12:08

Harry Styles së fundmi tronditi turmat me debutimin e tij në Coachella dhe tani po fiton zemrat e publikut me komentet e tij të sinqerta në një intervistë të fundit me “Better Homes and Gardens”. Këngëtari 28-vjeçar foli për shumë gjëra në intervistën e fundit, përfshirë albumin e tij të ardhshëm. Harry i ka habitur të gjithë me komentet e tij të sinqerta për jetën e tij seksuale.

Styles u shpreh se ju desh kohë për t’u përballur me turpin kur njerëzit mësonin për jetën e tij seksuale, veçanërisht gjatë ditëve të tij në One Direction.

Në një intervistë për Better Homes and Gardens, këngëtari tha: “Për një kohë të gjatë, më dukej sikur e vetmja gjë që që më përkiste mua ishte jeta ime seksuale. Ndihesha shumë i turpëruar, më vinte turp nga ideja që njerëzit e dinin se kisha kryer marrëdhënie, e lëre më me kë”.

Harry gjithashtu pranoi se ishte veçanërisht e vështirë për të gjatë kohës së tij me One Direction dhe se ishte “stresuese” ta kuptonte se kujt mund t’i besonte.

Edhe pse këngëtari pranoi se me kalimin e kohës dhe moshës ai u largua nga frika e të qenit i turpëruar për jetën e tij seksuale dhe arriti në një pikë ku mendoi: “Pse të më vijë turp? Unë jam një burrë 26-vjeçar beqar dhe po, unë kryej marrëdhënie.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja në çfarë vendi renditen Dua dhe Rita!

Këngëtarët britanikë më të pasur nën moshën 30 vjeç

Kaq shumë është dobësuar?!

Fotot e fundit të Adele janë shokuese!